E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

21 ditë në reanimacion, deputeti Andi Përmeti rrëfen betejën me koronavirusin

Deputeti Andi Përmeti ka rrëfyer betejën e vështirë me COVID-19. Atij i janë dashur plot 71 ditë të rikuperohet nga pasojat që i la sëmundja.

Në ABC-ja e Mëngjesit, Përmeti u shpreh se gjendja e tij është përkeqësuar , ndonëse nuk ka pirë asnjëherë duhan dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Kam qenë në qershor i prekur me COVID. Ky është infektimi i dytë. Hera e parë ka qenë në shtëpi dhe me rekomandimin e mjekëve. Herën e dytë kanë qenë 71 ditë. 21 ditë kam qëndruar vetëm në reanimacion. Nuk jam as duhanpirës. Nuk kam pirë asnjëherë duhan. Nuk kam as sëmundje bashkëshoqëruese. Kam qenë me 90% mushkëri të bllokuara. Kur dola nga reanimacioni u negativizova. Por duhet të qëndroja akoma pasi kisha nevojë për trajtim për rikuperimin e mushkërive. Në reanimacion nuk lejohej njeri tjetër përveç bashkëshortes time”, tha Përmeti.

Përmeti u shpreh se ajo që ka ndihmuar në gjendjen morale ka qenë edhe fakti që nuk e dinte gjendjen e tij, pasi bashkëshortja i ka thënë se ka vetëm 40% të mushkërive të prekura. Ai rrëfeu ditët e para të shtrimit në spital ku ka qëndruar edhe 24 orë pa gjumë për shkak të ankthit.

“Bashkëshortja më ka thënë disa gënjeshtra të bardha. Më ka thënë që kam 40% të mushkërive të prekura dhe kjo më ka ndihmuar moralisht. Kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm. Madje ditët e para kam qëndruar 24 orë pa gjumë. Qoftë për shkak të ankthit. Vetëm zhurma e pajisjes është një tmerr më vete. Me fatin e mirë që gjendjen time të rëndë e mësova kur isha duke dalë nga spitali. Unë nuk i besoj teoritë konspirative. Më e rëndësishme në jetë është shëndeti. Unë jam ndjerë mirë pasi u bëra mirë dhe mora telefonin në dorë se shumë njerëz ishin interesuar për mua. Kjo më bëri të ndihem mirë”, deklaroi Përmeti.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19, më pak testime në 24 orët e fundit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...