Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pas turbullimit, ka filluar kthjellimi!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Çfarë humbet çdo qytetar, nga një protestë e dhunshme!

Nga: Alfred Peza

Pas “turbullirës” së madhe që krijuan zgjedhjet e 30 Qershorit, në skenën qendrore të politikës shqiptare, po ndodh ajo që edhe ishte paralajmëruar prej kohësh. Ka nisur kthjellimi i pamjes, për atë që na pret, pas kësaj. Opozita e re parlamentare po riorganizohet dhe po merr rolin, po luan funksionin dhe po ngjitet dalëngadalë në lartësinë e sfidave të saj reale, brenda sistemit politik të vendit.

Opozita e rrugës ka zbritur më në fund me këmbët në tokë dhe po kupton se as flaka e mandateve, as zjarri i molotovëve, as tymi i shashkave, as rrufetë mediatike dhe as bubullimat e kërcënimeve verbale të Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës e Monika Kryemadhit, nuk ta japin dot pushtetin në tavolinë.

Kur nuk e bën dot Presidentin në zyrën Nr. 1 të shtetit, por tenton që të bësh nëpërmjet saj liderin e opozitës, do të ikësh prej aty që ti hapësh rrugën ligjshmërisë dhe kushtetuteshmërisë së funksionimit të institucioneve.  Pallati i ri i Drejtësisë ka dalë nga faza e themeleve, duke nisur lartësimin e përditshëm mbi sipërfaqe, nëpërmjet ngritjes me shpejtësi të institucioneve të reja. SPAK dhe BKH, e paralel me to Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë në rrugën e ngritjes dhe konstituimit.

PS bashkë me përmbylljen e procesit të zyrtarizmit dhe marrjes së detyrës nga të zgjedhurit e rinj vendorë, ka nisur që ta lexojë me lupë në dorë mesazhin real që i dhanë qytetarët shqiptarë me votën e tyre më 30 Qershor. Siç shihet, bashkë me qytetarët që kanë nisur pushimet verore apo prenotimin e tyre, e gjithë elita politiko- shoqërore e vendit, është tashmë pjesë e procesit të materializuar në thënien e njohur të Konfucit: “Turbullohu- kthjellohu!”

Turbullira që tentoi opozita e rrugës, mori fund bashkë me zgjedhjet e 30 Qershorit. Pasi prekën fundin që ia treguan partnerët tanë ndërkombëtarë, tani kanë nisur të futen në një fazë të re, atë të kthjellimit!  Mediat e kuptuan të parët, ndaj studiot e debateve politike televizive, u mbyllën të gjitha. Duke pranuar në heshtje, humbjen e tyre në një betejë epike.

Shenjë e sigurtë se gjithkush ka nisur që të kuptojë se, asgjë nuk do të jetë më realisht si më parë, në Shqipëri. Ndaj, gjithkush ose do të vrapojë që të kapi “trenin” e fundit të së ardhmes, ose do të mbesi njëherë e përgjithmonë, në stacionin e së shkuarës.

 

Tags: Alfred PezashqiperiZgjedhjet

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Video/ Puthja që mund të fundosë presidentin Trump

Video/ Puthja që mund të fundosë presidentin Trump

Hodhi në erë avionin me pasagjerë, për paratë e siguracionit të jetës të gruas së tij

Hodhi në erë avionin me pasagjerë, për paratë e siguracionit të jetës të gruas së tij

“Hapini të gjitha kutitë!”, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e radhës

"Hapini të gjitha kutitë!", Pjerin Ndreu bën lëvizjen e radhës







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit
Bota

WSJ: SHBA do të shoqërojë cisternat e naftës në Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
19:15 | 13/03/2026
0

Pentagoni po shqyrton një prani më të fuqishme detare në Lindjen e Mesme për të shoqëruar anijet...

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

Shpërthim pranë një tubimi ku merrte pjesë kreu i Gjykatës Supreme të vendit

18:59 | 13/03/2026
Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

Ish-Presidenti i Brazilit, i dënuar me 27 vjet, përfundon me urgjencë në spital

18:57 | 13/03/2026
Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

Aksident rrugor në fshatin Baltëz të Fierit, kamionçina përplas një makinë, lëndohen 3 persona

18:40 | 13/03/2026
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

18:26 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com