Politikë

“Hapini të gjitha kutitë!”, Pjerin Ndreu bën lëvizjen e radhës

               Publikuar në : 13:55 - 12/07/19 M. S

Kryebashkiaku i Lezhës, i zgjedhur më 30 qershor, Pjerin Ndreu, ka komentuar rinumërimin e kutive në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës në KQZ, ku nuk doli të kishte më shumë vota se votues siç pretendoi kandidati në garë Eduard Ndocaj.

Që në krye të statusit, ai nënvizon faktin se përkundër pretendimeve, nuk ka patur asnjë votë më tepër. Ndreu bën me dije se ka vetëm një gabim në plotësimin e procesverbalit. Për të gjithë ata që kanë dyshime, ai ka kërkuar publikisht që të hapen të gjitha kutitë, ndërsa e cilëson procesin në Lezhë si model.

Statusi

“AS EDHE NJE VOTE ME TEPER.
Pas hapjes se 11 kutive rezultoi se as edhe nje vote nuk eshte shtuar per Pjerin Ndreun, as edhe nje.
Ka vetem nje gabim njerezor ne plotesimin e proçes-verbalit mes dy kandidateve te tjere me 2 edhe 5 vota, te cilat ishin 5 dhe 2 ne fakt  (invert) Ironikisht kandidati ankimues ne nje kuti doli qe kishte nje vote me teper.
Gabim njerezore per shkak te lodhjes ose lapsus qe nuk e fshin dot korrektesine e secilit komisioner, secilit numerues dhe secilit anetar te KZAZ-ve ne Lezhe.

PO E PERSERIS, HAPNI TE GJITHA KUTITE

Ju thashe edhe mbreme ne “OPEN” po ju them edhe tani, HAPINI TE GJITHA.

Proçesi i Lezhes ishte model.
Çdo vote eshte numeruar dhe vullneti i 17.8% (pjesemarrje nder me te lartat ne bashkite e drejtuara nga te djathtet) te qytetareve qe votuan eshte lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT