Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Pas lajmit për tërmetet qëndrojnë Berisha dhe Meta”/ Blushi: Një sqarim për ‘idiotët e dobishëm’

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse Meta e Berisha duan të mbjellin frikë e terror?

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar mbi një editorial të gazetarit Mero Baze, i cili fajësonte ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Meta, si autorët e vërtetë të lajmit fals i cili frikësoi qytetarët duke paralajmëruar një tërmet të fortë.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi sqaron se i vetmi portal i presidentit Meta, është ‘president.al’, duke shtuar se as këtë portal nuk e financon ai vetë.

“Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.
Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës”, shkruan Blushi në postimin e tij.

Editoriali i Mero Bazes

Paniku i së dielës në mbrëmje nuk është një panik i shkaktuar nga nevoja për klikime në portale, por nga një skenar politik. Mbrapa lajmit nuk qëndron as ai reporteri i shkretë që kanë ndaluar, as redaktorët formalë të portalit në fjalë, por një përpjekje perverse politike për të shfrytëzuar ankthin e shkaktuar nga tërmetet, në një panik që mund të destabilizonte situatën.

Pikë së pari, duhet çmontuar alibia e një lajmi për klikime, që e hodhi i pari portali në fjalë, sapo pa efektin e lajmit të rremë.

Ata qindra mijëra njerëz që vrapuan të ikin nga shtëpitë me kalamaj e pleq në makina, nuk e kanë klikuar lajmin, por e kanë dëgjuar nga miq, të afërm, komshinj, njerëz në rrugë etj.

Askush nga ata nuk ka klikuar portalin dhe as portali nuk e ka pasur këtë qëllim. Qëllimi ka qenë të shpërndahet një lajm që ngjall panik, duke theksuar në kokë të lajmit dy gjëra thelbësore, “Tërmet i madh” dhe “Dilni nga shtëpia në ora 23. 30”.

Këto dy elementë janë të mjaftueshëm për panik, pasi jepet një orë konkrete dhe në klimën e ankthit që kishte pushtuar kryeqytetin, kjo ishte “benzinë mbi zjarr”.

Lajmi nuk është hedhur në treg për klikime, por për panik, për trazira, dhe mbi të gjitha, për të futur situatën në kolaps. Është thjesht një operacion politik dhe jo gazetaresk.

Pas operacionit qëndrojnë qartazi Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I pari, Sali Berisha, e ka portalin pronë joformale të familjes së vet. Portali në fjalë financohet në të zezë prej vitesh dhe nuk ka asnjë mundësi të demonstrojë burimet financiare, por mund të tregojë vetëm adresën tek pallati i Ilir Metës tek “Dogana”, dhe ndonjë ish- drejtor Tatimesh dhe ish- kryetar bashkie, që i paguajnë haraçet e postit të dikurshëm, Shkëlzenit. Çim Peka nuk është as financues, as drejtues i asaj medie, por është zgjedhur si idiot, që të jenë të gjithë në rregull.

Ideatori i lajmit është Sali Berisha dhe në shpjegimet e tij të sotme, ai ka rrëfyer me hollësi se si e ka prodhuar lajmin. Ai përveçse njeh çdo reporter anonim brenda portalit të familjes së tij, tregon dhe se si ka “lindur” lajmi, duke marrë shkas nga një intervistë e një mitomani grek në Top Channel, i cili në fakt nuk ka dhënë as paralajmërime, dhe për më tepër ndonjë orë kur mund të bjerë tërmet.

Rrëfimi i Berishës zbërthen qartë vëmendjen me të cilën ai i është përkushtuar ndërtimit të lajmit për panik.

“Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit të lirë u ndërmor sepse ata ritransmetuan një lajm, të cilin i pari e kishte dhënë Tele Blushi, në të cilin njoftohet se nga motet e mëdha që shoqërojnë tërmetet mund të ketë edhe përmbytje”, shkruan Berisha, i cili duket sikur punon redaktor në tavolinën e portalit.

Në fakt, Top Channel as ka dhënë ndonjë lajm të tillë, as ka caktuar ndonjë orë, por ka transmetuar intervistën e mitomanit grek, që thotë gjithë gjërat që dihen për tërmetet, dhe i quan si zbulime.

Lajmi i pilotuar për panik, është shoqëruar në sfond nga deklarata të LSI, që vazhdojnë kërkojnë llogari pse nuk është marrë seriozisht paralajmërimi idiot i Ilir Metës për tërmetin, për të krijuar kështu sfondin e një përgjegjësie qeveritare për gjendjen e shkaktuar pas tërmetit.

Lajmi është pilotuar pikërisht në këtë kontekst, në kulmin e ankthit të qytetarëve dhe duke përdorur në sfond fajin që ka qeveria, që nuk beson se Ilir Meta parashikon tërmete.

Ai është i gjithë një produkt politik dhe nuk ka asnjë lidhje me gazetarinë, apo raportimet gazetareske. Ai nuk ka lidhje as me klikimet dhe as me mendjelehtësi reporterësh, por me gjakftohtësi kriminelësh politik.

Si i tillë, nuk është rasti të gjykojmë disa reporterë, por autorët e vërtetë të tij, që janë Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që nuk nxorën dot në shesh 2 mijë veta për të përmbysur qeverinë dhe menduan se erdhi ora të hakmerren ndaj popullit që nuk i shkon pas.

Dje, më së fundi ata patën disa orë të lumtura, kur panë se ligësia funksionoi dhe ata i panë shqiptarët nën pushtetin e terrorit të tyre politik, duke vrapuar në panik.

Natyrisht që ëndrra e tyre është sikur t’i kishin nxjerrë në rrugë për hallin e tyre. Por meqë kësaj nuk ja arritën dot, duken të kënaqur që i nxorën në rrugë nga ligësia e tyre dhe urrejtja për shqiptarët, që nuk u shkojnë pas, por që ata arritën t’i vënë përpara si delet.

 

 

Tags: Editorialilir metalajmi i rrememero bazesali berishaTedi Blushitërmetet

TË LIDHURA

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
Next Post
Vuçiç takon kryeministrin grek në SHBA, Mitsotakis: Nuk ndryshojmë qëndrim për njohjen e Kosovës

Vuçiç takon kryeministrin grek në SHBA, Mitsotakis: Nuk ndryshojmë qëndrim për njohjen e Kosovës

“Situatë katastrofike”/ Gazetarja po raportonte, bie tavani i Fakultetit në Tiranë (Video)

"Situatë katastrofike"/ Gazetarja po raportonte, bie tavani i Fakultetit në Tiranë (Video)

Aktivistja 16-vjeçare tronditi samitin, Trump tallet me fjalimin që emocionoi të gjithë

Aktivistja 16-vjeçare tronditi samitin, Trump tallet me fjalimin që emocionoi të gjithë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com