Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pas dorëheqjes së Pjetrit, Shkodra në dorë të Metës. Ja ç’parashikon Kushtetuta

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Për thirrjen e “sinqeritë” të Ilir Metës për dialog!

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, lajmëroi dje dorëheqjen nga marrja e kësaj detyre, pas akuzave disaditore të artikuluara nga opozita për përfshirje të tij në trafik droge në vitin 2003 në Itali. Pjetri, i cili pritej të merrte detyrën e kreut të Bashkisë së Shkodrës më 19 gusht, në një postim në “Facebook” shpjegon për herë të parë se si është gjendur në ngjarjen, për të cilën akuzohet nga PD-ja.

“Një ngjarje krejt banale, e ndodhur mes shokëve të mi bashkëstudentë, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, 17 vjet më parë në moshën 20-vjeçare, u nxor nga konteksti dhe rreth saj u ngritën akuza e linçime përtej çdo skrupulli moral e njerëzor”, shkruan Pjetri, ndërsa shton se akuzat e ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësime dhe dhimbje të mëdha tek ai dhe familja e tij.

Pjetri shprehet se pas largimit nga marrja e kësaj detyre, do të merret me zgjidhjen dhe sqarimin ligjor të kësaj ngjarjeje të 17 viteve më parë, ngjarje për të cilën në dijeninë e tij nuk ka pasur asnjë përgjegjësi ligjore në atë kohë.

Partia Demokratike akuzoi Valdrin Pjetrin se kishte fshehur në deklarimin e tij për pastërtinë e figurës një dënim të tij në Itali në vitin 2003, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, vepër të cilën ai para drejtësisë italiane e kishte pranuar. Por Pjetri paraqiti para mediave dëshmitë e penalitetit të drejtësisë italiane, të cilat e tregojnë atë të pastër nga çdo dënim penal.

Ngërçi

Por si do të zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë? Kjo mund të konsiderohet edhe pyetja që do të thellojë edhe më shumë ngërçin institucional të krijuar në vend. Nga një situatë e tensionuar politike ndërmjet maxhorancës dhe opozitës, topi në mënyrë të detyruar do të shkojë në fushën e Presidentit Meta. Jo sepse ai kërkon të bëhet protagonist, por se Kushtetuta dhe ligji ia ngarkon këtë detyrë.

Konkretisht, neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutës thekson se në rast të ndërprerjes së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshme jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit.

Përplasja

A do ta dekretojë Presidenti Meta një datë të re zgjedhjesh për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të jepet vetëm nga Presidenti Meta. Përgjigje e cila do të përcaktojë një thellim të krizës institucionale apo një qetësim të ujërave ndërmjet tij dhe maxhorancës.

Kreu i shtetit, në fillim të muajit qershor firmosi një dekret për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Ky dekret i tij u atakua në mënyrë indirekte në Kolegjin Zgjedhor, institucion ky që e rrëzoi këtë vendim të Presidentit dy herë.

Herën e parë njohu 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe herën e dytë duke certifikuar mandatet e këshillave bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Por Presidenti nuk e njohu këtë vendim me argumentin se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet mbi dekretet e tij. Ky institucion nuk mund të flasë, sepse prej rreth një viti nuk ekziston, përshkak se anëtarët i ngelën në testin e vetingut.

Presidenti nga ana e tij vijoi më tej duke caktua datë 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në të gjithë vendin. Ky dekret i dytë i tij nuk u pranua nga maxhoranca. Kësisoj, nëse Meta do të caktoj një datë të dytë për Shkodrën, mund të duket si shenjë paqeje ndërmjet tij dhe Ramës.

Nëse kreu i shtetit rishprehet se 30 qershori ka qenë ditë për votimet socialiste, dhe se nuk njeh Valdrin Pjetrin si të zgjedhur, atëherë Shkodra mund të mbetet pa drejtues deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike./Panorama

Tags: ilir metaShkodraValdrin PjetriVoltana Ademizgjedhje

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Video/ Nuk pranoi pijen e ofruar nga boksieri, McGregor godet të moshuarin

Video/ Nuk pranoi pijen e ofruar nga boksieri, McGregor godet të moshuarin

Tiranë/ 30-vjeçari hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Aksidentohen dy makina në Gjirokastër, 5 të plagosur drejt spitalit

“Hë tani, hopa grupi shurupi”/ Rama nxjerr foto nga ‘Arena Kombëtare’

“Hë tani, hopa grupi shurupi”/ Rama nxjerr foto nga ‘Arena Kombëtare’

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com