Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Pas Bankës Botërore, edhe FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pas Bankës Botërore, edhe FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”. Tashmë fondi pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ky është institucioni i dytë, pas Bankës Botërore që ka rishikuar në rënie pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë. Pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë.

Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

Megjithatë, në afat të mesëm, FMN është më optimiste sesa Banka Botërore, duke parashikuar një rritje prej 4% në 2020 dhe 2024, nga 3.5% që është pritshmëria e Bankës Botërore.

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

Lajme të këqija dhe nga fqinjët, Ekonomia botërore në ngadalësim

Ekonomia globale është në një ngadalësim të sinkronizuar, me rritjen për vitin 2019 që është rishikuar përsëri në ulje — në 3% – ritmi më i ngadaltë që nga kriza globale financiare, thuhet në raportin e FMN. Kjo është një rënie serioze në krahasim me ritmet prej 3.8% në 2017, kur bota ishte në një ngritje të sinkronizuar. Ky ngadalësim është pasojë e rritjes së barrierave tregtare; pasiguritë e shtuara për tregtinë dhe gjeopolitikën; Faktorët e pazakontë që shkaktojnë probleme makroekonomike në disa ekonomi të tregut në zhvillim; dhe faktorë strukturorë, siç janë rritja e ulët e produktivitetit dhe demografia e plakjes në ekonomitë e përparuara.

Rritja globale në vitin 2020 parashikohet të përmirësohet në mënyrë modeste në 3.4%, një rishikim në rënie prej 0.2% nga pritshmëritë e prillit të FMN-së. Sidoqoftë, ndryshe nga ngadalësimi i sinkronizuar, ky rikuperim nuk është i gjerë dhe për më tepër është i pasigurt. Rritja për ekonomitë e përparuara parashikohet të ngadalësohet në 1.7% në vitin 2019 dhe 2020, ndërsa tregu në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim parashikohet të përjetojnë një përshpejtim të rritjes nga 3.9% në 2019 në 4.6% në vitin 2020.

Rritja në 2019 pritet të jetë shumë më e dobët se në 2017–‘18 në zonën e euros, ku rënia e prodhimit të automjeteve rrezikon të prekë sidomos Gjermaninë.

Lajme të këqija vijnë dhe nga fqinjët. Italia pritet të rritet me vetëm 0.2% në 2019-n, dhe performanca ekonomike pritet të jetë nën 1% dhe në periudhën afatmesme. Perspektivë më të mirë ka Greqia, me një zgjerim prej 3%./Monitor

Tags: Banka BotëroreFMNrritje ekonomikeshqiperi

TË LIDHURA

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat
Aktualitet

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat

18:15 | 10/07/2025
I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak
Aktualitet

I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak

18:12 | 10/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”
Aktualitet

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Next Post
I arratisur nga burgu, si i kryenin grabitjet me uniformë policie shqiptari dhe gardiani grek

I arratisur nga burgu, si i kryenin grabitjet me uniformë policie shqiptari dhe gardiani grek

Meta pret në zyrë Conte: Po ndjekim me vëmendje debatin mbi vendimin e 17-18 tetorit

Meta pret në zyrë Conte: Po ndjekim me vëmendje debatin mbi vendimin e 17-18 tetorit

Pas gjestit në ndeshjen me Shqipërinë, UEFA nis hetim disiplinor ndaj Turqisë

Pas gjestit në ndeshjen me Shqipërinë, UEFA nis hetim disiplinor ndaj Turqisë

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat
Aktualitet

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat

by mirseda
18:15 | 10/07/2025
0

Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre. Kjo lëvizje...

I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak

I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak

18:12 | 10/07/2025
“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Meta kërkon lirinë, rekurs në Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Meta kërkon lirinë, rekurs në Kushtetuese pas vendimit të Gjykatës së Lartë

18:06 | 10/07/2025
Zjarr në Shënkoll, Lezhë – Digjet bimësia, rrezikohen banesat

Zjarr në Shënkoll, Lezhë – Digjet bimësia, rrezikohen banesat

18:00 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com