Moti ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore në qarqet e veriut e të qendrës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në të gjithë territorin, me përjashtim të pjesës veriore të vendit me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave të përkohshme.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-10m/sek, përgjatë brigjeve të detit Jon me shpejtësi deri në 15m/sek me rrahje, e pasuar nga një valëzim i forcës 3 ballë.