Orët e para të ditës do të dominohen nga vranësira dhe alternime kthjellimesh në të gjithë territorin, ku më të dukshme paraqiten përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata mbeten në kushtet e kthjellimeve me vranësira të lehta.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga -5 në 15 gradë.