Paralajmërimi i Metës: Çdo zyrtar të respektojë Kushtetutën dhe ligjin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ka bërë një thirrje të fortë çdo zyrtari në vend.

Kreu i Shtetit kërkon që secili prej tyre kujdes në respektimin e Kushtetutës dhe ligjit duke kujtuar se 25 prilli po afron.

“PARALAJMËROJ ÇDO ZYRTAR në Republikën e Shqipërisë: Të ketë KUJDES maksimal në respektimin e Kushtetutës dhe në respektimin e ligjit!

Nesër nuk mund të thotë: “Më detyruan!” apo “Nuk e dija!”.

25 PRILLI PO AFRON! 🇦🇱”, shkruan Meta në rrjetin social, Facebook.