Gavrilo Princip: Anarkisti serb që shkaktoi nisjen e Luftës së Parë Botërore

Për të gjithë, një nga kujtimet më të gjalla të viteve shkollore është shkaku i nisjes së Luftës së Parë Botërore. Atentati i Sarajevës është një nga faqet më të njohura të historisë, madje edhe për ata që nuk kanë shfletuar kurrë ndonjë libër historie pas përfundimit të shkollës.

Ishte një e dielë e fillimit të verës, 28 qershor 1914, një ditë e destinuar të hynte në histori. Nën qiellin e Sarajevës, më në fund blu pas disa ditësh mot me shi, qytetarët ishin të emocionuar nga vizita e Kryedukës së Austrisë Frannc Ferdinandit dhe gruas së tij Sofias, trashëgimtarë të fronit Austro-Hungarez.

Kryedukaishte djali i Karl Luigjit të Habsburgëve, vëllai i perandorit të Austrisë dhe Hungarisë Franc Jozefit I, dhe trashëgimtari i parë i kurorës pas vetëvrasjes së kushëririt të tij Rudolfitdhe vdekjes së prindërve në vitin 1896.

Ato ishin ditë të veçanta për çiftin, pasi ishte java në të cilën do të kremtonin 14-vjetorin e dasmës së tyre, që u zhvillua pikërisht më 1 korrik 1900. Por ata nuk do të ishin gjallë për atë përvjetor. Vizita e personaliteteve të famshme në Sarajevë përfshinte disa faza.

E para ishte mbërritja në stacionin e trenit afër Ilidze, ku çifti kishte kaluar natën e mëparshme. Ata u shfaqën të buzëqeshur përpara turmës së gëzuar. Por shumë shpejt u ndie njëfarë tensioni. Me të arritur në Sarajevë, ata u paralajmëruan se gjendja nuk ishte dhe aq e qetë dhe se do të ishte më mirë që të ishin shumë vigjilentë. Ai alarm e shqetësoi çiftin, por askush nuk e kuptoi përmasën e tij të vërtetë.

Një natë më parë, 7 të rinj, qëtë gjithë anëtarë të “Bosnja e Re”, një lëvizje pan-sllave e themeluar mbi idetë anarkiste dhe nacionaliste, ishin mbledhur në një tavernë në Sarajevë. Midis tyre ishte Gavrilo Princip, një djalë i ri gati 20-vjeç.

Gavrilo kishte lindur më25 korrik 1894 në Obljaj, një fshat në perëndim të Sarajevës, ku i ati punonte si postier. I varfër dhe fizikisht i dobët që nga fëmijëria, i riu studioi fillimisht në Sarajevë dhe më pas në Beograd, ku u afrua me lëvizjet ultranacionaliste, hapi i parë drejt anëtarësimit në“Bosnja e Re”.

Atë mbrëmje Princip dhe anarkistët e tjerë u pajisën me armë dhe bomba nga një organizatë shumë më e rëndësishëm sesa “Bosnja e Re”: e ashtuquajtura “Dora e Zezë” (Crna ruka, një shoqëri sekrete e themeluar në Serbi në vitin 1911 me një objektiv shumë të qartë, atë të bashkimit të të gjithë serbëve nën të njëjtin flamur, duke filluar me serbët e Bosnje Hercegovinës, që kishin kaluar nën sundimin e perandorisëAustro-Hungareze që prej vitit 1908.

Organizata drejtohej nga Dragutin Dimitrijević, një ushtarak që kishte vrarë në vitin 1903 mbretin serb Aleksandër I Obrenoviç dhe gruan e tij Draga. Makina me të cilën po udhëtonin 2 fisnikët atë mëngjes, nisi të ecte përgjatë lumit Apel, paralel me Miljackan, lumin që përshkon Sarajevën.

Por disa minuta më vonë karvani u përball me njërin prej anëtarëve të “Bosnjës së Re”, Nedeljko Çabrinoviç, qësapo pa automjetin me Kryedukën dhe gruan e tij në bord hodhi një granatë në drejtim të tyre. Shoferi e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe e shtoi shpejtësinë në mënyrë që bomba të prekte shkarazi dhe të përfundonte nën një makinë tjetër pas saj, duke plagosur ndihmësin e Kryedukës.

Paralajmërimi i dhënë disa orë më parë ishte vërtetuar. Por në mënyrë të pabesueshme, nuk u urdhërua kthimi emergjent në shtëpi. Askush nuk e imagjinonte se përpjekja e Çabrinoviç ishte vetëm e para e një plani shumë më kompleks.

Atentatori i dytë, Cvjetko Popoviç, pasi pa dështimin e Çabrinoviç dhe arratisjen e tij i ndjekur nga policia dhe njerëzit e thjeshtë, e hodhi armën e tij në një qoshe dhe u rikthye në shtëpi. Kur dukej se plani po dështonte, ishte Gavrilo Princip, që u largua nga Ura Latine, vendi ku sipas planit duhej të kishte sulmuar “tiranin”.

Për disa minuta ai nuk dinte se si të vepronte, dhe po kërkonte anëtarët e tjerë të komandos në rrugën afër, për të marrë udhëzime, kur papritmas, pak pas orës 10 e 30pa të afrohej makina e Kryedukës. I riu nuk u mendua2 herë, nxori pistoletën që kishte në xhaketë dhe qëlloi 2 herë shumë saktë:njëra në qafën e Franc Ferdinandit dhe tjera në gjoksin e Sofias.

Vdekja e trashëgimtarëve të fronit perandorak ndodhi brenda pak minutash. Gavrilo Princip u përpoq të vetëvritej në moment, me një kapsulë cianuri dhe me revolen në dorë, por u ndalua menjëherë nga policia dhe u dërgua në burgun ushtarak të Sarajevës, ku u dërguan dhe komplotistët e tjerë.

Gjyqi ndaj eksponentëve të “Bosnjës së Re”- pjesë e të cilit ishte edhe Ivo Andriç, shkrimtari i ardhshëm dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1961, por që nuk ishte i pranishëm në atë sulm – u zhvillua në tetor. Për shkak të moshës së re, Gavrilo Princip ju fal jeta -ligji e ndalonte ekzekutimin e atyre që nuk i kishin mbushur ende 20vjeç- por u dënua me 20 vjet burg, dënimi maksimal për një djalë të moshës së tij.

Por ai do të vuante vetëm pak nga dënimi i tij. Më28 prill 1918, i zhgënjyer nga rezultati i Luftës së Madhe,për të cilën ai vetë kishte kontribuuar që të niste, si dhe nga humbja e serbëve, ai vdiq në infermierinë e burgut Terezín, në Republikën e sotme Çeke, për shkak të ndërlikimeve nga sëmundja e tuberkulozit.

Të paktën ky ishte versioni zyrtar, pasi gjatë kohës së paraburgimit Princip u torturua vazhdimisht. Plumbi që vrau Kryedukën Franc Ferdinand ruhet në Kështjellën Konopiste, në Republikën Çeke, ndërsa revolja e përdorur nga Princip gjendet në Muzeun e Historisë Ushtarake në Vjenë.

Muzeu ruan edhe makinën me të cilën udhëtonte çifti në kohën e atentatit, uniformën e përgjakur të Franc Ferdinandit. Ndërkohë, sot qelia e vogël e burgut të Terezín ku Gavrilo Princip vuajti dënimin para se të vdiste është e hapur për publikun.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/gavrilo-princip-l-anarchico-che-fece-scoppiare-la-prima-guerra-mondiale

Përshtatur nga TIRANA TODAY