Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pandemia/ Trump kritikon eksperten e Shtëpisë së Bardhë

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia/ Trump kritikon eksperten e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti Donald Trump kritikoi të hënën një prej këshilltareve kryesore të grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë që menaxhon situatën e krijuar nga pandemia, pas një komenti televiziv të saj se infeksionet e reja me koronavirus janë “përhapur jashtëzakonisht shumë” në zonat rurale dhe në qytetet e mëdha.

Gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN doktoreshë Deborah Birx, koordinatore e grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë, iu drejtua amerikanëve që jetojnë në zonat rurale duke theksuar se ata nuk janë imunë ose të mbrojtur nga virusi.

Ajo tha gjithashtu se situata e krijuar nga COVID-19 në muajin gusht nuk është ashtu sikurse shfaqej në muajin mars dhe prill, kur raportoheshin raste vetëm në qytetet e mëdha dhe shtetet me popullsi të madhe, shkruan “Voa”. Zonja Birx theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura.

Rreth së njëjtës kohë kur zonja Birx po jepte një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kritikoi në televizionin ABC zonjën Birx duke e akuzuar se po ndihmonte Presidentin Donald Trump që të përhapte dezinformata lidhur COVID-19.

Zonja Pelosi po i përgjigjej një pyetjeje lidhur me një artikull të gazetës “Politico”, ku thuhej se ajo kishte thënë se administrata Trump ndodhet në “duar të tmerrshme” pjesërisht për shkak të zonjës Birx. Zonja Pelosi tha për televizionin ABC “se presidenti po përhap dezinformacion në lidhje me virusin dhe se ajo nuk kishte besim tek zonja Birx”.

Në një postim në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “E marra Nancy Pelosi tha gjëra të tmerrshme lidhur me Dr. Deborah Birx, duke iu vënë pas për shkak se ajo ishte shumë pozitive mbi punën shumë të mirë që po bëjmë për të luftuar virusin kinez, përfshirë vaksinat dhe terapitë. Për të kundërshtuar Nancy-n, Deborah ra pre e provokimit dhe na goditi. Patetike!”

Tags: pandemiaSHBATrump

TË LIDHURA

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët
Bota

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

17:17 | 19/03/2026
Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve
Bota

Katari në alarm: Eksportet e energjisë mund të rikuperohen me vite pas sulmeve

16:33 | 19/03/2026
Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur
Bota

Hekurudha Kinë-Evropë, një shtysë e re për një ekonomi botërore të hapur

15:42 | 19/03/2026
Next Post
Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

Shkolla politike e Bashës, ose “tring zilja” në shtator

Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

Testet e antitrupave tregojnë se 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët
Bota

“Të rihapet Ngushtica e Hormuzit”, gjashtë shtete dalin me një deklaratë të përbashkët

by mirseda
17:17 | 19/03/2026
0

Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia kanë dalë në një deklaratë të përbashkët mbi...

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

Policia zbulon kanabis, në kërkim drejtori i burgut dhe një zyrtar i OSHEE-së

17:13 | 19/03/2026
Kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pezullohet Bilal Hasa

Kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, pezullohet Bilal Hasa

17:11 | 19/03/2026
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Mirela Kumbaro

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Ja si përgjigjet Mirela Kumbaro

16:59 | 19/03/2026
PD në Kushtetuese për Endri Shabanin, Gjykata pranon shqyrtimin

PD në Kushtetuese për Endri Shabanin, Gjykata pranon shqyrtimin

16:53 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com