E mërkurë, 23 Shtator, 2020
22 C
Tirana

Shkolla politike e Bashës, ose “tring zilja” në shtator

Më të lexuarat

I riu rrahu dhe goditi disa herë me thikë të moshuarin/ Gazetari: Kreu i Policisë në Kavajë të japë dorëheqjen

Gazetari i njohur, Mentor Kikia, ka reaguar ashpër pas publikimit të rastit në Kavajë, ku një i ri rreh një të moshuar në lokal...

Aleksandër Solonik, kush ishte killeri më famëkeq i mafies ruse

Aleksandër Solonik lindi në Rusi, por ishte me origjinë nga Greqia e Veriut. Për këtë arsye njihej edhe si ‘Sasha Maqedonasi’. Që fëmijë tregoi...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...

Rriten tensionet, Turqia bën lëvizjen e papritur 24 orë para samitit të BE

Turqia ka bërë një lëvizje të papritur vetëm 24 orë para Samitit të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në...

“Ju tregoj kapterin e kampit të Tepelenës, që ndiqte vajzat e nuset e reja dhe i fuste tek magazina”/Dëshmia e të arratisurit në ’66-ën

Nga: Dashnor Kaloçi Memorie. al publikon disa nga historitë e panjohura të ndodhura në Kampin e Tepelenës, ku pas vitit 1947, regjimi komunist i Enver...

Arrestoi Nehat Kullën dhe Tan Kateshin, policia shoqëron kolonel Edmond Kosenin

Policia e Peqinit ka ndaluar ish-drejtorin e Policisë së Elbasanit, kolonel Edmond Kosenin. Pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit ai është lënë i lirë. Kush...

Ndahet nga jeta Faik Perkoxha, personi që tërhoqi qenin zvarrë pak ditë më parë

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të infarktit në zemër 50-vjeçari, i cili pak ditë më parë u arrestua për keqtrajtimin...

Londër/ Arrestohen tre shqiptarë, kishin disa shtëpi hashashi

Policia britanike ka arrestuar tre shqiptarë. Ata merreshin me kultivimin e hashashit dhe janë kapur duke kultivuar bimën narkotike në disa shtëpi. Personat e...

Kush ishte gjyshi i Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ava Max, ndau sot me ndjekësit e saj lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të...

Nga Alfred Peza

Lulzim Basha është një ndër ato lloj liderësh politikë që nuk bën bilance dhe nuk ulet asnjëherë për të analizuar dështimet apo pse gjërat shkuan keq. Për rrjedhojë as nuk ka ndërmend që të kërkoje falje, se përse e ka lënë opozitën shqiptare për herë të parë pas 30 vjetësh, në rrugë jashtë çdo lloj pushteti. Me një fjalë është ndër ata udhëheqës politikë që Neli MakKlung i përkufizon: “Kurrë mos u tërhiq, kurrë mos jep shpjegime, kurrë mos kërko ndjesë: Çoji gjërat deri në fund dhe lëri ata të bërtasin vetë”.

Lulzim Basha sillet në humbje, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe kur humbi zgjedhjet e 2015. Edhe kur i humbi më 2017. Edhe këto 18 muajt e fundit. Sillet sikur të mos kishte shkuar nga dështimi i djegies së mandateve, tek dështimi në zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Edhe tani që bëri një mbledhje online të Kryesisë e Këshillit Kombëtar, Basha sillet sikur nuk është në rrugë. Por flet sikur i zotëron të gjitha pushtet: “Kemi nisur një proces ku kemi identifikuar jo vetëm ata që do përzgjidhen kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendorem këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qëndrore!”

Përmes vendosjes së të vetëve përpara faktit të kryer dhe joshjes së mijëra prej tyre me ëndrrën e kandidatimit për deputet ose për tu bërë drejtues në pushtetin lokal, tejkalon me lehtësinë më të madhe çdo tentativë për ta kritikuar. Për ti kërkuar llogari për dështimet. Për tu ballafaquar se përse i ka lënë të gjithë opozitarët rrugëve. Lulzim Basha as nuk i pyeti demokratët kur doli nga sistemi demokratik i vendi dhe as kur u rikthye në tryezën e Këshillit Politik për reformën zgjedhore. Ndërkohë që po i bën të ëndërrojnë, sikur do i pyesi këtë radhë, për listat e zgjedhjeve të ardhëshme.

Liderët shqiptarë përmes steriotipit të sjelljes individuale dhe mënyrës së menaxhimit të partive, kanë krijuar, një fizionomi të vetën. Duke i dhënë qeverisjes dhe shtetit, tiparet e lidershipit të tyre. Duke u shndërruar kush më shumë e kush më pak, në një lloj shkolle politike për të tjerët. Një shkollë për tu ndjekur, apo për të mos u ndjekur, në varësi të bilanceve që ato kanë me garat ku marin pjesë, pushtetin që drejtojnë, apo edhe me historinë.

Sali Berisha me të mirat dhe gjithë të këqiat e tij, kurrë nuk bojkotoi ndonjë proces zgjedhor, sa ishte në krye të PD. Fatos Nano edhe pse u burgos politikisht e padrejtësisht, kurrë nuk e drejtoi PS drejt bojkotit të ndonjë procesi elektoral. Ilir Meta ka bërë edhe greva urie brenda në sallën e Parlamentit për kauza që sot i ka braktisur, por në asnjë rast sa ishte Kryetar i LSI, nuk i braktisi zgjedhjet. Ndërsa tani nga pozitat e Presidentit të Republikës, sapo u bë bashkë me Lulzim Bashën, nuk e kishte për gjë që të çdekretonte zgjedhjet lokale!

Lexo edhe :   Pse zgjedhjet e 2021, nuk mund të jenë si të 2019
Lexo edhe :   Pse zgjedhjet e 2021, nuk mund të jenë si të 2019

Kjo e bën Lulzim Bashën që të jetë një lloj tjetër lideri politik. Nuk po them më i keq, por sigurisht jo e jo, më i mirë sesa paraardhësit e tij. Thjeshtë po mundohem që të evidentoj, se ka aftësinë e rrallë të asnjë lideri tjetër shqiptar më parë, që ti iki përgjegjësive. Ti rrëshqasi llogaridhënies. Ti vendosi njerëzit e tij përpara fakteve të kryera. E të bëjë sikur po i udhëheq nga fitorja në fitore, ndërkohë që kalon me lehetësinë më të papërballueshme, nga humbja në humbje.

Megjithëse nuk i ka thënë njeri “puna e mbarë” si lider politik, deklaron pa iu dridhur qerpiku: “Muaji gusht do jetë muaj pune intensive. Krahas perzgjedhjes së kandidatëve do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitorën e zgjedhjeve dhe hapjen e nje kapitulli te qeverisjës për qytetarët dhe me qytetarët”.

Megjithëse nuk është caktuar data e zgjedhjeve të reja të pranverës 2021. Megjithëse nuk është caktuar koalicioni parazgjedhor i PD dhe modalitetet e tjera në zbatim të formulës së re me një listë unike kandidatësh. Lulzim Basha e bën fakt të kryer që do ta nisi fushatën elektorale. Nuk është se “i hanë duart për punë”. E bën thjeshtë vetëm e vetëm që të vetët ti harrojnë të gjitha dështimet e javëve, mujave dhe viteve të fundit.

Gushti ka qenë gjithmonë simboli i pushimeve verore. Por Lulzim Basha ka vendosur të punojë. Ndërsa shtatori, ka qenë simboli i fillimit të vitit të ri shkollor. Por Lulzim Basha ka vendosur që të nxitojë për të kënduar “tring zilja” e zgjedhjeve. Është shkolla e tij politike. Një shkollë e re që të mëson sesi sa më shumë të humbasësh, aq më shumë ti bësh ata që udhëheq, të të besojnë se po fitojnë!/Alpenews

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Alarm për bombë në kullën Eiffel (VIDEO)

Një telefonatë anonime ku jepte sinjalin për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel, ka alarmuar policinë dhe jo vetëm. Policia mori informacione për një...

“Ben Çami” i arrestuar për lëndë narkotike/ OFL godet mikun e Emiljano Shullazit

OFL i ka dërguar letër për deklarimin e pasurisë një tjetër personi të skeduar. Bëhet fjalë për shtetasin Lutfi Enver Shabani me banim në...

“Do i marrim prapë nëse na duhen”, Shqipëria merr borxh 30 respiratorë nga Danimarka

Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë, si pasojë e COVID-19. Të infektuarit janë në shifra të larta. Për fat të keq, e...

“Erë paqeje”, Greqia dhe Turqia gati për bisedime

Pas tensioneve që kanë muaj që po zgjasin mes Greqisë dhe Turqisë për kërkimet nën ujore, në atë që konsiderohet prej dy vendeve si...

Izolimi nuk dha rezultat, Izraeli po përballet me një situatë të papritur

Pavarësisht masave shtrënguese dhe rikthimit të izolimit, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus. Rezultatet kanë qenë të...