Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pandemia e koronavirusit/ Pesë mësimet për ne dhe udhëheqësit tanë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia e koronavirusit/ Pesë mësimet për ne dhe udhëheqësit tanë

Nga: Ronald E.Riggio “Psychology Today”

E kush do ta kishte menduar, se pas një ecurie ekonomike shumë të mirë, dhe një bote që po bëhej gjithnjë e më e angazhuar dhe ndërlidhur, gjërat do të ndalnin befas në këtë mënyrë? Lufta ndaj kësaj pandemie globale, është shndërruar një sfidë të përbashkët për të gjithë.

Ndërsa “jemi vetëizoluar”, dhe përfshirë në “distancimin shoqëror” në përpjekje për t’ju përshtatur situatës, të gjithë dëshirojmë t’i rikthehemi jetës tonë të zakonshme. Por do të ishte e turpshme nëse në fund të kësaj krize, ne do të riktheheshim thjesht “në normalitet”, pa reflektuar aspak mbi atë që kaluam. Ja cilat janë 5 leksionet jetike, që duhet të nxjerrim ne dhe udhëheqësit tanë nga kjo krizë:

Shkenca ka shumë rëndësi

Në një epokë ku shkenca e ka zgjatur jetën tonë, dhe na e ka përmirësuar cilësinë e jetës, do të ishte e pamundur të mos mbështeteshim sërish tek ajo, në marrjen e vendimeve të rëndësishme për përballimin e një krize të rëndë, si kjo që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Pavarësisht nëse ishte qeveria kineze, ajo që u përpoq të fshehë atë që dinin mjekët mbi pandeminë e afërt, apo liderët perëndimorë që injoruan sugjerimet e shkencëtarëve për të ndërmarrë masa drastike, ne duhet të kuptojmë rreziqet që na vijnë nga mosmbështetja tek zbulimet shkencore në hartimin e politikave qeveritare.

Udhëheqja autoritare nga lart-poshtë nuk funksionon

Ne mund t’i përdorim Kinën dhe SHBA-në, si shembuj të dështimit të udhëheqjes autoritare. Vendimi i dështuar i qeverisë kineze, për të fshehur shpërthimin e epidemisë së koronavirusit, dhe deklaratat e nxituara të presidentit amerikan Donald Trump që binin ndesh me atë që pretendojnë ekspertët e tij, sugjerojnë se kur vendimet që përqendrohen tek një “lider” i vetëm dhe i plotfuqishëms, pa kontributin e të tjerëve, kjo është një recetë që të çon drejt katastrofës. Njëqind vjet kërkime mbi lidershipin, na tregojnë se lidershipi autoritar nuk funksionon mirë.

Lakmia dhe interesi vetjak, janë armiqtë tanë më të këqij

Pavarësisht nëse janë përfitues ata që po rritin çmimet e mjeteve të rëndësishme mbrojtëse mjekësore, apo ata që zbrazin raftet e dyqaneve ushqimore, ne po shohim të vërtetën e shëmtuar, se lakmia përfaqëson “anën e errët” të natyrës sonë njerëzore, ç’ka bën që disa prej nesh të përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

Nëse personeli mjekësor nuk mbrohet në mënyrë të duhur nga infeksioni, apo nëse disa nga bashkëqytetarët tanë rrezikojnë ekspozimin duke u përpjekur të gjejnë ushqim, ne të gjithë do të jemi të humbur. Përtej pandemisë, hendeku ekonomik në rritje midis ultra të pasurve dhe shtresave më të varfra socio-ekonomike të shoqërisë, është një problem i lidhur me lakminë, dhe kjo gjë kërkon një adresim të menjëhershëm.

Duhet një pjesëmarrje aktive në jetën publike

 Në një vend ku më pak se gjysma e qytetarëve votojnë rregullisht, dhe ku njerëzit përpiqen në mënyrë rutinore të “mos përfshihen”, ne duhet ta kuptojmë fuqinë dhe përfitimet që vijnë nga angazhimi i qytetarëve në proceset zgjedhore. Në hulumtimin e udhëheqjes, ne kemi filluar të fokusohemi mbi rolin e rëndësishëm që luajnë ithtarët shembullorë në ndryshimin dhe realizimin e gjërave.

Ne po e shohim këtë gjë çdo ditë në media. Mjekë dhe teknikët, që po modifikojnë ventilatorët për t’i përdorur tek më shumë se një pacient, vullnetarët që u bëjnë pazarin të moshuarve dhe atyre me aftësi të kufizuara, zyrtarët lokalë që përplasen me drejtuesit e niveleve më të larta të qeverisë, për të ndërmarrë veprime më drastike dhe shpëtuar jetë njerëzish.

Nëse lakmia është natyra e errët e njerëzve, altruizmi, të ndihmuarit e të tjerëve, është ana e ndritshme e tij. Tek e fundit, janë qytetarët e angazhuar në organizata dhe shoqërinë civile, ata që bëjnë shumë gjëra, dhe jo udhëheqësit politikë.

Nuk mund ta humbasim këtë mundësi për të mësuar dhe evoluar

Siç e thonë historianët “ata që nuk mësojnë dot nga e kaluara, janë të dënuar që ta përsërisin atë”.  Nëse udhëheqësit tanë, nuk shfrytëzojnë mundësinë për të mësuar nga sfida e pandemisë globale të koronavirusit, ka të ngjarë që ata të gjenden të papërgatitur kur të lindin probleme të reja. Mënyra më e mirë për të udhëhequr në një krizë është përgatitja paraprake. Ne po shohim sot problemet që ka sjellë mungesa e përgatitjeve, injorimi i paralajmërimeve, mungesa e rezervave të duhura të pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore. Jo vetëm udhëheqësit, por secili nga ne duhet të mësojë nga kjo përvojë.

Ne duhet të përgatitemi për kriza të mundshme, të jemi të informuar, dhe të kemi plane për emergjencat. Ne duhet të jemi më të angazhuar në shoqëri, në zgjedhjen e drejtuesve tanë, dhe të flasim atëherë kur është e nevojshme (“shumica e heshtur” nuk është një gjë e mirë). Ne duhet të mësojmë, evoluojmë, jo sepse mund të kemi një krizë tjetër, por sepse është e sigurtë që do të ketë kriza dhe sfida të tjera.

TIRANA TODAY

Tags: koronaviruspandemiaudhëheqësit

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Njihuni me 19 heronjtë e luftës kundër koronavirusit

Njihuni me 19 heronjtë e luftës kundër koronavirusit

Shtohet numri/ 28 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Shtohet numri/ 28 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Prishja e koalicionit/ A do i tërheqë Mustafa ministrat e LDK-së nga qeveria

Prishja e koalicionit/ A do i tërheqë Mustafa ministrat e LDK-së nga qeveria







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com