E hënë, 30 Mars, 2020
9 C
Tirana

Shtohet numri/ 28 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Lexo edhe ...

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 174. Vetëm në 24 orët e fundit janë shtuar 28 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në komunikimin e sotëm publik u konfirmuan 28 raste të reja, në total 174 raste.

Kujtojmë se që kur nisi shpërthimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar deri më tani 6 viktima, më i riu mes tyre 43 vjeç, nga Kavaja.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime. Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste

– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!”.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thumbuar kryeministrin Rama në lidhje me koncesionet që kushtojnë miliona euro. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Salianji rendit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT