E enjte, 28 Maj, 2020
10 C
Tirana

Njihuni me 19 heronjtë e luftës kundër koronavirusit

Më të lexuarat

Klosi jep arsyen pse ndalohet ende plazhi në Shqipëri

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka folur mbrëmjen e sotme për masat lehtësuese të qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Open” në Top...

“Ndjesë për ofendimet”, Rama: Çdo gjë është vendosur në mënyrë zyrtare

Kryeministri Rama u tregua mjaft i drejtëpërdrejtë, ndërsa u ktheu një përgjigje të gjithë atyre qytetarëve të cilët janë ndjerë të ofenduar. Kjo ka...

Meta vlerëson me dekoratë Heroin e Popullit, Vasil Laçi

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Motivacioni i dekorimit ishte: “Atdhetarit antifashist, që...

“Do ta ndërtojmë me forcat tona”/ Rama premton realizimin e një tjetër projekti

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të ndërtohet shumë shpejt edhe HEC-i i Skavicës. Sipas kryeministrit, Skavica do jetë një vepër e vështirë, por...

Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese

Kryeministri Rama zbuloi se kjo do të jetë java e fundit e masave strikte të mbylljes prej pandemisë. Lidhur me shqetësimin e qytetarëve, ai tha...

Koronavirusi/ “Bëni kujdes o njerëz”, Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se është shumë në merak, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vend. Kreu i Qeverisë iu bëri...

‘Qytetari dixhital’ zbardh skemën e mashtrimit në Korçë/ Berisha: Në lojë 100 milionë

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me mesazhet denoncuese nga “qytetari dixhital”. Këtë herë bëhet fjalë për një denoncim në Bashkinë e Korçës, që nëse...

“Do të vras”, Brataj tregon publikisht kërcënimet me jetë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është treguar mjaft i hapur, ndërsa ka rrëfyer se gjatë punës ë tij ka pasur plot të papritura....

Sërish numër i lartë i rasteve të reja, bilanci për 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Sipas njoftimit, 13 prej rasteve të reja janë...

“Më i madhi në rajon”/ Rama tregon projektin që do të ndërtojë kompania franceze

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kompania franceze “Voltalia as” është fituese e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë. Kreu i qeverisë e...

Nga: Annabelle Dickson “Politico.eu”

Ata që janë në vijën e parë në luftën kundër pandemisë së koronavirusit – nga punonjësit e shëndetësisë deri tek nëpunësit publikë – po vlerësohen me të drejtë për punën e tyre të guximshme dhe të palodhshme. Por kriza e koronavirusit, ka zbuluar gjithashtu disa heronj të tjerë, të cilët po veprojnë me zgjuarsi dhe me një frymë komunitare, për ta përballuar këtë emergjencë shëndetësore që ka përfshirë të gjithë botën.

  1. Shkruesit e letrave, që na kanë dhënë shpresë

Një mjek anonim nga Spitali i Princeshës në Madrid, u kërkoi spanjollëve t’u shkruajnë letra mijëra njerëzve që janë shtruar në spital me komplikacione të rënda për shkak të koronavirusit. Ata duhet t’u flisnin aty mbi jetën e tyre, dhe t’i inkurajojnë të luftojnë për të mbijetuar. Kërkesa e mjekut u bë virale në mediat sociale, dhe Kolegji i Mjekëve të Madridit konfirmoi javën e kaluar mbërritjen e mbi 30.000 letrave, që iu shpërndanë pacientëve në spitalet e gjithë Madridit.

  1. Shefat e kuzhinës, që kanë ushqyer të prekurit me COVID-19

Në Melburn të Australisë, një grup vullnetarësh të komunitetit Sikh, nisën të përgatisin çdo ditë 1000 vakte ushqimore të gatuara në shtëpi, për ata që janë vetëizolar. Edhe shefi i kuzhinës në Britani, Xhoni Barnet, po gatuan dhe po shpërndan ushqime për njerëzve të vetëizoluar apo të prekur nga koronavirusi.

  1. Pastruesit, që mbrojnë jetën e politikanëve

Pastruesja më e vjetër në parlamentin e Spanjës, Valentina Cepeda, u lavdërua në rrjetet sociale për punën e saj vigjilente në mbrojtjen e politikanëve të vendit gjatë krizës. Më 18 mars ajo dezinfektoi podiumin dhe mikrofonin sa herë që merrnin fjalën kryeministri dhe deputetët, gjatë seancës plenare në të cilën debatohej mbi futjen e vendit nën karantinë.

  1. Artistët e tatuazheve, që edukojnë online fëmijët mbi artin

Me mbylljen e shkollave ​​në të gjithë botën, prindërit po kërkojnë forma alternative të arsimimit të fëmijëve. Biznesmeni me banim në Kopenhagen të Danimarkës, Neil Marej, shpërndau punën e një artisti tatuazhesh, duke u dhënë një leksion arti në Facebook Live më shumë se 1.600 fëmijëve, përfshirë vajzën e tij.

  1. Arkëtarët, që mbajnë gjallë ekonominë

Për shkak se arkëtarët paraqiten në punë çdo ditë, evropianët kanë ende mundësi të blejnë ushqime.  Ata përballen me rreziqe shëndetësore, pasi janë në kontakt me mijëra njerëz.

  1. Fëmijët, për ngritjen e gjendjes shpirtërore

Fëmijët në mbarë Italinë, po i zbukurojnë lagjet e tyre me mesazhe optimizmi. Vizatimet e ndryshme me fjalët “Gjithçka do të shkojë mirë!” të varur në ballkone, janë përhapur në mbarë vendin.

  1. Muzikantët, që argëtojnë në internet gjithë kombin

Pianisti gjerman Igor Levit, ka mbajtur ditët e fundit koncerte live në internet nga shtëpia e tij, për të qetësuar shpirtrat e bashkëkombasve të tij. Gjeste të ngjashme, kanë bërë shumë artistë në mbarë botën.

  1. Teknikët, që mbajnë në funksion botën dixhitale

Në shumë vende, specialistët e IT po punojnë dhe jashtë orarit, që autoritetet dhe qytetarët në shtëpi të kenë vazhdimisht internet, dhe të komunikojnë me njerëzit e tyre të dashur.

  1. Furrtarët, që ushqejnë të gjithë banorët
Lexo edhe :   Rama jep lajmin e shumëpritur: Kjo është java e fundit me masat shtrënguese
Lexo edhe :   Frikë nga rikthimi i virusit? Pipero: Pasojat do jenë të lehta

Kur Emanuel Makron shpalli futjen e Francës në karantinë, ai garantoi se 30.000 furra do të mbeteshin të hapura. Francezët nuk mund të shkojnë sot në kinema. Por falë furrtarëve, ata vazhdojnë të hanë ende bagetat e tyre të famshme.

  1. Prodhuesit e dezinfektantëve, që po e vrasin virusin

Ndërsa çmimi i dezinfektuesve u rrit për shkak të sasive të pakta dhe kërkesës së madhe, disa biznese të fushës kanë vepruar shpejt javët e fundit, duke shtuar në maksimum prodhimin për të mos pasur mungesa në treg.

  1. Rrobaqepëset, për qepjen e maskave të fytyrës

Në Poloni, rrobaqepëset kanë prodhuar këto kohë vetëm maska për fytyrën, në vend të të brendshmeve. Në Itali, një ish-prodhues veshjesh e ka rihapur fabrikën e tij enkas për të bërë maska.

  1. Shitësit e librave, që nxitën leximin gjatë karantinës

Me mbylljen e bibliotekave, librashitësët e pavarur po gjejnë mënyra novatore, për ta çuar letërsinë tek publiku. Në Britani, shumë librari po nxisin qytetarët të lexojnë, duke u ofruar librat falas për një farë periudhe.

  1. Mbledhësit e mbeturinave, që mbajnë rrugët pastër

Pavarësisht rregullave të distancimit social, punonjësit e pastrimit vazhdojnë punën e tyre, për të siguruar pastërtinë e lagjeve dhe qendrave të qyteteve.

  1. Fqinjët, që kujdesen për komunitetin

Në Britani, Beki Uas hartoi një kartolinë, që synon të ndihmojë njerëzit të kujdesen për fqinjët e tyre, nëse këta të fundit izolohen. Kartolina u ofron fqinjëve një telefonatë miqësore, dhe blerjen e ushqimeve.

  1. Printerat 3D, për prodhimin e ventilatorëve të rinj

Irlandezi Kolin Keog, ka arritur të ndërtojë një printer 3D, që do të prodhojë ventilatorë të shërbimit të emergjencës, pajisja sot më e kërkuar në botë për shkak të koronavirusit.

  1. Para-paguesit, që mbështesin bizneset lokale

Një qytetar nga Berlini, ka hapur një faqe në internet, ku njerëzit mund të blejnë kuponë që do të ripaguhen pas krizës, duke ndihmuar kështu bizneset në sigurimin e parave të nevojshme.

  1. Shëtitësit e qenve, që mbajnë në formë kafshët shtëpiake

Faqja e internetitt ”Freecycle” në Britani, ofron ndihmë për dërgesat ushqimore, shëtitjen e qenve dhe punët e tjera në natyrë.

  1. Pronarët filantropë, që po ndihmojnë mjekët dhe infermierët

Operatorët e “AirBnb” në Portugali, ka vënë ambjentet e tyre bosh në dispozicion të mjekëve dhe infermierëve, pa asnjë kosto. Aty mjekët dhe infermierët që kanë frikë se mund të jenë bartës të koronavirusit, mund të pushojnë pa i rrezikuar familjet e tyre.

  1. Robotët, që po dezinfektojnë ambjentet në të gjithë globin

Roboti i dezinfektimit “Ocean Blue Robotics”, është i pajisur me një dritë ultravjollcë, që mund të dezinfektojë ambjentet duke vrarë viruse dhe baktere. Ai po përdoret që në shkurt në të gjitha provincat kineze, për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rikthehen reshjet?/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Zonat bregdetare do të jenë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e vendit në orët e mesditës do të mbetet nën ndikimin...

Horoskopi, 28 maj 2020

Dashi Në dashuri po afron një periudhë e rëndësishme, ku duhet të kuptoni ndjenjat e vërteta të partnerit/es. Demi Hëna do të ketë ndikim të kundërt, ku...

Murrizi: Në shtator mund të kthehet ’97-ta

Deputeti Myslim Murrizi, paralajmëroi se në shtator dhe në tetor mund të ketë një '97 të dytë. Duke i paraprirë situatës së tensionuar politike,...

Reforma Zgjedhore, Murrizi zbulon çfarë do të ndodhë nesër

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi, deklaroi se është marrë vendimi që nesër, 12 deputetë të opozitës do të deklarojnë votën...

Deputeti Alimadhi lëshon deklaratën e fortë: Në spital bëhet politikë

Deputeti Adriatik Alimadhi, tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Në një lidhje me Skype në “Open”, ai foli për situatën e tij. Alimadhi...
WhatsApp KONTAKTO TT