Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, për keqmenaxhim të situatës së Covid-19 në vend.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha tha se spitalet COVID kanë arritur kapacitetin maksimal, dhe askush s’ka reaguar.
Sipas tij, kryeministri Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duhet të hetorhen nga prokuroria pasi nuk kanë marrë asnjë masë konkrete.
Lulzim Basha: “Spitalet COVID kanë arritu kapacitetin maksimal, askush s’ka reaguar. heshtje totale, nuk fshihet dielli me shosh, nuk mundet të pranojmë si opozitë në çështje që ka të bëjë me jetën të trajtohet si inekzistente në një përpjekte të dobët të dalë boje për të fshehur realitetin për të cilin është përgjegjës me batuta bajate. As nuk ndihmojnë mjekët, as fëmijët, as vogëlushit në shkolla, nuk ka asnjë alibi, vetëm keqqeverisje, vjedhje dhe shpërdorim të pushtetit, abuzim të detyrës nga ana penale Të fillonte hetimet për mos veprimet e Edi Ramës dhe Manastirliut, ndërkohë që vendet e tjera kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e COVID.”
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1284170011931385/