Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Pajiset me leje për prerjen e drurëve, gjobitet për leje transporti (video)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Pajiset me leje për prerjen e drurëve, gjobitet për leje transporti (video)

Drilon Bera, nga Hasi tregon se i është drejtuar emisionit “Stop”, sepse në vitin 2018 mori leje për të prerë dru te Drejtoria e Shërbimit Pyjor Has. Por ndërsa bënte dru në Helshan, Inspektorët e Inspektoriatit të Mjedisit, dega Kukës e gjobisin me 1 milionë e 500 mijë lekë, për mungesë të lejes së transportit. Driloni shpjegon se para se të priste dru, inspektori Fatmir Meshi i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, i tha se me këtë leje do të ishte në rregull dhe pas gjobës i shpjeguan, se masa ndëshkimore do të hiqej.

Por pas një viti, përballet me një shkresë nga një përmbarues, ku del debitor ndaj Inspektoriatit të Pyjeve Kukës, me 1 milionë e 500 mijë lekë.

Drilon Bera: Kam ardhur tek drejtoria Pyjore Has për të shkuar për të bërë dru në Has. Për këtë kam paguar 20 mijë lekë, dhe më thanë je në rregull. Ika për të bërë dru në Helshan, dhe më ndali Inspektorati i Kukësit, duke më thënë se nuk isha në rregull më dokumentin, pasi nuk kisha leje për transportin, dhe më gjobiti me gjobë 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Erdha tek Drejtoria e Shërbimit Pyjor dhe më thanë se do ma heqin gjobën. Pas një viti më vjen një gjobë prej gjykate. Nuk isha në dijeni të vendimit të Gjykatës. Nuk e dija për lejen e transportit, unë kam marrë vetëm një leje të thjeshtë, pasi unë jam qytetar i thjeshtë. Sot e kam marrë gjobën unë, nesër e merr një njëri tjetër.

Nëpërmjet kameras së fshehtë të “Stop”, qytetari Drilon Bera takon drejtorin e Shërbimit Pyjor Has, Selim Lishaj, i cili i thotë që këtë gjobë e ka vënë Inspektoriati gabimisht. Por, sipas drejtorit, gjoba mund të shmanget e për 4 vjet hiqet nga sistemi. Në komunikimin me gazetaren, drejtori pranon gabimin, duke thënë se gjoba do të paguhet nga shërbimi pyjor i Hasit.

Inspektori Fatmir Meshi-Jo vetëm ai qytetar, por të gjithë qytetarët janë në dijeni. A e kupton?

Inspektori Fatmir Meshi-Po e dinin moj, e dinin.

Inspektori Fatmir Meshi-Nuk është faji im! Nuk është faji im!

Inspektori Fatmir Meshi-Po, jo, jo!

Inspektori Fatmir Meshi-Shkoni tek Drejtoria, t’ju sqarojë më mirë ju!

Drejtori Selim Lishaj-Sali Sallaci, ai është kryeinspektori. Se s’të kam gjobit unë! Fatmiri (Inspektori i Shërbimit Pyjor) i lëshu dokumentat.

Qytetari: Çfarë dokumentash? Nuk pi ujë tha, ky dokument!

Drejtori Selim Lishaj-Po mirë ore, hajde shkojmë tek pyjorja, për ta verifikuar pi, apo s’pi ujë!

Qytetari: Nuk është e vlefshme,- më thanë mua ato!

Drejtori Selim Lishaj-A s’është e vlefshme, a është e vlefshme, hajde shkojmë tek pyjorja, ballafaqohen me ne, a është e vlefshme, a s’është e vlefshme, dokumentat, që kemi lëshu ne.

Qytetari: Qysh ne më pagu tash 1 milionë e gjysëm?!

Drejtori Selim Lishaj-Tashi o Drilon, tashi asht mas, mas…800 mijë t’u ka ba kjo gjoba. Rreth 3 milionë do të thotë, t’i kishin gjobit.

Qytetari: Mandej, çfarë bahet?

Drejtori Selim Lishaj-Asisend! Llogaritë bankare këtij djalit, jo në bankë, se s’kanë, ça i ban asnjë ma. Për 4 vjet kjo gjobë hiqet! Del nga sistemi, por llogaritë, po të gjetën llogaritë bankare, të këtija në bankë…

Qytetari: Po ku ka llogari ai!

Drejtori Selim Lishaj-Po mirë o, po të gjetën llogari bankare, ta pezullojnë! Unë s’kam gja në dorë! Ju përshëndes!

Qytetari 1-Shnet!

Drejtori Selim Lishaj-Ja kalofshit mirë!/tvklan.al

 

Tags: drilon beraHasipyjore

TË LIDHURA

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve
Aktualitet

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës
Aktualitet

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente
Aktualitet

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

20:55 | 27/02/2026
Next Post
PD: S’ka asnjë pakt Rama-Basha

PD: S’ka asnjë pakt Rama-Basha

Gruaja dhe fëmijët tutorë trajtohen me psikologë, 39-vjeçarja e proceduar 7 herë

Gruaja dhe fëmijët tutorë trajtohen me psikologë, 39-vjeçarja e proceduar 7 herë

Deklarata e fortë e Ngjelës: Meta provoi se donte që të digjej Kuvendi

Deklarata e fortë e Ngjelës: Meta provoi se donte që të digjej Kuvendi







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve
Aktualitet

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

by mirseda
21:53 | 27/02/2026
0

Çfarë po ndodh në hyrje të Vlorës/ Aksion “blic”, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve të dyshimta

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

Bllokimi i rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas, reagon shoqëria civile: Kërkohet ndërhyrje urgjente

20:55 | 27/02/2026
Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

Shkatërrohet banda shqiptare që furnizonte Barcelonën dhe Tarragonën me marijuanë

20:10 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com