E hënë, 3 Gusht, 2020
22 C
Tirana

Gruaja dhe fëmijët tutorë trajtohen me psikologë, 39-vjeçarja e proceduar 7 herë

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Shkencëtarja që u arratis nga Kina: Koronavirusi doli nga një laborator ushtarak

Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan, ka deklaruar se koronavirusi e ka origjinën nga një laborator që...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Policia arreston 2 shoferë, bllokon 19 leje drejtimi

Policia e Shtetit bën me dije se kanë përfunduar në pranga 2 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë bllokuar 19...

Të rritesh në kohë krize, biznesi që u zhvillua gjatë periudhës së pandemisë

Orientimi i burimeve drejt prodhimit të maskave i mundësoi kompanisë së prodhimit të tekstileve, SAM, jo vetëm të kompensonte rënien e porosive nga partnerët...

Nuk u gjunjëzua si të tjerët gjatë himnit, basketbollisti i NBA shpjegon arsyen

Basketbollisti i Orlando Magic, Jonathan Isaac, u bë lojtari i parë i NBA që qëndroi në këmbë gjatë himnit amerikan që kur kampionati amerikan...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi mbrëmjen e së martës një rast prostitucioni në Tiranë, pranë qendrave të banuara dhe që ishte kthyer në shqetësim për qytetarët e asaj zone. Gruaja prostituonte në prani të dy fëmijëve të saj të mitur, 12 dhe 6 vjeç. Djali i madh shërbente si tutor i nënës së tij, duke negociuar me klientët dhe drejtues të automjeteve që ndalonin në anë të rrugës.

Pas këtij denoncimi, ka reaguar Policia e Shtetit për emisionin “Stop”, ku thotë se gruaja është proceduar më parë plot shtatë herë për raste të ndryshme; për vjedhje, prostitucion dhe dëmtime me dashje. Procedimi ndaj saj është zhvilluar në gjendje të lirë.

Në një rast, 39-vjeçarja me inicialet E.D. ka kërkuar ndihmën e një personi për ta transportuar me justifikimin se kishte fëmijët me temperaturë. Më pas i ka vjedhur atij portofolin. Gjatë kontrollit të policisë në banesë, në prezencë edhe të bashkëshortit të saj, janë gjetur shuma e parave të vjedhura, dhe një palë pranga metalike dhe një shkop gome, por ajo sërish u la e lirë për shkak të fëmijëve të mitur.

Policia sqaron gjithashtu se ka nisur procedimi disiplinor për punonjësit e policisë, që kanë shkuar për të shoqëruar zonjën në fjalë pas denoncimeve nga banorët, dhe nuk kanë marrë asnjë masë, sikurse shfaqet në kamerën e fshehtë të “Stop”.

Reagimi i Policisë së Shtetit për denoncimin e “Stop”: Shtetasja E.D., 39 vjeçe është shoqëruar dhe proceduar penalisht nga Komisariati i Policisë shtatë herë për vepra penale të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 03.06.2016 është shoqëruar dhe proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”;

– Më datë 24.10.2017 është shoqëruar dhe proceduar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit“;

– Më datë 12.04.2018  është shoqëruar dhe proceduar për veprën penale të “Vjedhjes”;

– Më datë 01.07.2018 është përfshirë në konflikt dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë nr.3;

– Më datë 25.08.2018 i ka vjedhur telefonin shtetasit E. Ç., dhe pasi është kapur nga shërbimet e policisë, është proceduar në gjendje të lirë për “Vjedhje”;

– Më datë 30.06.2018 është proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– Më datë 12.04.2018, ka bërë kallëzim shtetasi I.M., se duke udhëtuar me makinë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit Kamëz, e ka ndaluar shtetasja E. D., e shoqëruar nga dy fëmijë të mitur, e cila i ka kërkuar ndihmë për ta përcjellë më shtëpi, pasi kishte fëmijën me temperaturë. Pasi ka zbritur shtetasen E. D., shtetasi I. M., ka konstatuar se ajo i kishte vjedhur portofolin. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e kësaj shtetaseje, në prezencë të bashkëshortit të saj, ku gjatë kontrollit kanë gjetur shumën e lekëve, që kishte në portofol shtetasi I. M., si dhe një palë pranga metalike dhe një shkop gome, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhe janë përshkruar në procesverbalin e kontrollit të banesës.

Lexo edhe :   Vajza ishte në momentet e fundit të jetës, babai tërhiqet zvarrë jashtë dhomës së spitalit
Lexo edhe :   Vajza ishte në momentet e fundit të jetës, babai tërhiqet zvarrë jashtë dhomës së spitalit

Pas konsultimit me Prokurorin, kjo shtetase është proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, për shkak se kishte dy fëmijë të mitur. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit  ka nisur hetimin disiplinor për punonjësit e policisë të shfaqur në video, në lidhje me veprimet apo mos veprimet e tyre gjatë kryerjes së  detyrës. Policia e Shtetit ka reaguar ne secilin rast që ka konstatuar apo është sinjalizuar për shkelje të ligjit duke kryer veprimet në bazë të procedurës. Falenderojmë emisionin “Stop” për ndihmën që jep në denoncimin e rasteve të tilla dhe për ndërgjegjësimin qytetar për të luftuar së bashku si shoqëri kundër fenomeneve si rasti i publikuar në emisionin e mbrëmshëm.

Pas denoncimit nga emisioni “Stop”, gruaja që prostituonte dhe dy fëmijët e saj janë marrë nën kujdes social, dhe po trajtohen me psikologë. Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Punëve Sociale në Bashkinë e Tiranës, Migena Kokeri tha se gruaja me fëmijët është lokalizuar që në mëngjes, dhe është asistuar nga psikologët.

Migena Kokeri, drejtoresha e Mbrojtjes dhe Punëve Sociale në Bashkinë e Tiranës: “Në çdo moment, Bashkia e Tiranës ka prioritet mbrojtjen e fëmijëve, ka prioritet interesin më të lartë të tyre. Rasti i djeshëm ishte një rast goxha sensitiv, dhe ne kemi ndjekur me shumë vëmendje dhe me shumë angazhim, dhe sigurisht që punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve janë sot në komisariat që në orët e para të mëngjesit për të ndjekur nga afër situatën. Momentalisht që flasim, nëna dhe dy fëmijët janë hospitalizuar për shkak të tensioneve, ankthit që kanë pasur.

Sigurisht është një situatë e vështirë, sidomos për fëmijët edhe për nënën, dhe po ndiqet me staf profesionist, punonjës socialë, psikologë, terapistë në mënyrë që fëmijët të merren në mbrojtje. Vetë Bashkia e Tiranës ka skuadra terreni dhe punonjës mbrojtje nga ora 09:00 deri në orën 21:00. Më pas ne operojmë me telefonata. Nëse kemi sinjalizime, ne jemi shumë të gatshëm për të shkuar në komisariat, për të nisur procedurat në zbatim të ligjit, të marrim fëmijët në mbrojtje sipas situatës që paraqitet.

Sinjali i parë është marrë nga ato çfarë është publikuar, megjithëse situata e nënës me dy fëmijët edhe pse kanë qenë asistuar gjatë gjithë kohës me punonjës socialë, psikologë të Bashkisë së Tiranës, përsëri kanë patur gjendje ankthi edhe depresioni, dhe janë shtruar në spital për të marrë shërbimin e parë mjekësor dhe më pas për të proceduar për të mbrojtur fëmijën”. /tvklan.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Horoskopi për sot, ja cila është shenja me fat

Dashi Nëse ndjeni se dikush ju ka bërë një padrejtësi, as mos e mendoni hakmarrjen. Ai person do ta marrë përgjigjen nga energjia juaj pozitive....

Moti/ Vranësira të lehta dhe kthjellime gjatë ditës 

Kthjellime dhe vranësira të lehta mbizotërojnë në të gjithë vendin, ku më të shpeshta paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor, por pa reshje. Parashikohet që...

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...