Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pack: Nëse Rama e pranon minishengenin pa Kosovën do të bënte tradhti

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pack: Nëse Rama e pranon minishengenin pa Kosovën do të bënte tradhti

Iniciativa e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiqit dhe Zoran Zaevit për të formuar një minishengen ballkanik ka marrë kritika të ashpra nga zyrtarë politikë vendorë e ndërkombëtarë. Takimet e treshes në Novi Sad, Shkup e Tiranë për të formuar një lloj zone shengen të modelit evropian është parë me skepticizëm në Kosovë. Zyrtarët e lartë kosovarë e kanë bojkotuar këtë iniciativë duke e quajtur si të paimplementueshme, përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën. Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë Gazetës Express ka thënë se minishengeni ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën. Doris Pack po ashtu ka thënë se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale e minishengenit të shtyhet përpara pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, mohimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit nga zyrtarët shtetërorë serbë dhe përpjekjet e Serbisë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë shkaku kryesor për refuzimin e pjesëmarrjes në këtë iniciativë rajonale nga Kosova.

Mini-Shengenin ballkanik po e sheh si iniciativë boshe edhe diplomatja gjermane Doris Pack.

E pyetur nëse kjo iniciativë do të jetë e suksesshme pa Kosovën, Kryetarja e grupi të grave të Partive Popullore Evropiane(EPP) është shprehur se Mini-Shengeni nuk mund të ndodhë pa Kosovën dhe kjo është fakt.

“Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Doris Pack për Gazetën Express.

Politikania gjermane tutje ka deklaruar se nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pajtohej që Mini-Shengeni ballkanik të jetësohej pa Kosovën atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë.

“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq para disa javësh kishte deklaruar se Maskra e Reçakut që ishte kryer nga forcat serbe në janar të vitit 1999 ishte trillim dhe e fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së William Walker. Kjo deklaratë kishte ngjallë reagime të ashpra në Kosovë.

Takimi i tretë formal për Mini-Shengenin ballkanik i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë ishte pritur me protesta nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri pas deklaratave të Aleksandër Vuçiqit ndaj Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit kishte akuzuar Kosovën duke thënë se po vetizolohet duke mos marrë pjesë në projektin e Mini-Shengenit.

Kundër kësaj iniciative kanë dalur edhe përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar gjithëpërfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm.

Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë Mini-Shengen. Matthew Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën./GazetaExpress/

Tags: Doris Packedi ramakosovaminishengentradhti

TË LIDHURA

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

22:04 | 17/10/2025
Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”
Politikë

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”
Aktualitet

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Next Post
Bënin namin me vjedhjet në Itali, policia arreston 3 shqiptarët

Bënin namin me vjedhjet në Itali, policia arreston 3 shqiptarët

Rrëzimi i avionit ukrainas/ Rusia thirrje zyrtarëve: Mos bëni akuza të pabazuara

Rrëzimi i avionit ukrainas/ Rusia thirrje zyrtarëve: Mos bëni akuza të pabazuara

Fondi i Kompensimit për 2020/AMF: Ja sa do të paguajnë kompanitë e sigurimit

Fondi i Kompensimit për 2020/AMF: Ja sa do të paguajnë kompanitë e sigurimit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com