Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Paç fatin e Dashnorit: pa MIG sovjetik, por me stjuardesa Perëndimi

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Duka në stadium, përtej urrejtjes së kritikëve dhe dashurisë të brohoritësve

Nga: Lorenc Vangjeli

Për një shqiptar të sotëm, nga ata që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, është e pakuptueshme çdo të thotë të jesh i lirë dhe të lëvizësh i lirë në Perëndim apo Lindje.

Të kesh një biletë avioni në xhep, të shkosh në aeroportin Nënë Tereza, të të buzëqeshë stjuardesa sikur të ka dashurinë e parë të jetës, të shohësh pa dridhje syri policin e huaj në aeroportin e huaj, të dëgjosh zhurmën e vulës vizë në pasaportën shqiptare dhe pastaj të humbasësh si një individ i zakonshëm, i njëjtë me të tjerët në turmën evropiane apo kudo gjetkë për shkollën, punën apo qejfin e vet, pra, të gjitha këto sot janë normale si ndryshim stinësh në natyrë.

Por tre dekada më parë kjo tablo ishte më larg shqiptarit të zakonshëm, se martesa e dëshpëruar e pa dashuri mes zjarrit dhe ujit. Ishte ëndrra për horizontin dhe bindja se horizonti nuk ekzitonte. Ishte masturbimi që nuk linte shenjë në mimikën e ngrirë.

Shqiptarët e asaj kohe e përfytyronin avionin vetëm në formën e MIG-ut sovjetik, kurse të përmendje Nënë Terezën në Tiranë, ishte blasfemi.

Përpara tre dekadave ishin shumë të paktë ata që kishin mundësi të dilnin jashtë kufinjve dhe të shihnin se për habinë e tyre, në Paris apo në Uashington, “të jashtmit” mbanin aromë të mire, laheshin jo vetëm të shtunave në darkë dhe nuk shëtisnin me automatikë rrugëve.

Dhe mbi të gjitha, nuk dinin që Shqipëria shkëmbore, sipas asaj që besonin vetë shumica dërmuese e shqiptarëve, ishte qendra e gjithë botës. Ambasador Dashnor Dervishi ishte nga ata të paktë diplomatë karriere që pati fatin që gjysëm shekulli më parë të kishte edhe një biletë avioni civil në xhep, edhe të shkonte në Rinas, edhe të zbriste në Paris dhe të jetonte si alien lindjeje në Perëndimin e përtej horizontit.

Më pas, fati që i shkruanin të tjerët dhe jeta e trazuar që i dha vetes, e çoi në Amerikën Latine, në Brazil, por larg vitheve të karnavaleve, Kolumbi, por jo tek kokaina, në Peru, Ekuador, Republikën Domenikane e Panama dhe më pas në Itali, Izrael e gjetkë.

Me qindra personazhe dhe histori në botë që ngjanin shumë pak me çfarë ai kishte lënë në Tiranë u kryqëzuan me jetën e shqiptarit me fat magjik, që u ndodh për vite në ballafaqimin mes një bote të madhe dhe absurdit fatal të vendit nga vinte. Deri në momentin kur Ambasador Dashnor Dervishi vendosi ta shkruajë këtë rrugëtim si kronikan. Duke afruar dhe ndarë me shqiptarin e sotëm eksperiencën unike të ambasadorit të djeshëm.

Ai vendos të bëhet bileta e udhëtimit dhe guida drejt hapësirash që tashmë kanë ndryshuar pafund sepse kryesisht ka ndryshuar shqiptari që i sheh. Sikur edhe si një ditar jete të ishte, tek libri “50 vjet Marrëdhënie me jashtë”, mund të gjendet sharmi i të shkuarës dhe kurthi që rrezikon gjithkënd që di se edhe qelia e rinisë është e bukur kur e kujton nga lartësia e thinjave.

Por libri i tij është shumë më shumë se kaq sepse gjuha me ngjyra dhe ngjyrat e rrëfimit e bëjnë atë një vepër artistike dhe një kujtesë për nga vjen liria. E cila shkëlqen shumë më shumë kur e sheh nga kafazi. Shumëkush, që nën flamurin e përzishëm të pandemisë, kërkon shpëtim prej frikës për të ardhmen, ankthit për të sotmen dhe pasigurisë për të shkuarën gjysëm të harruar, mund të gjejë një biletë arratie tek libri që paralajmëron dy libra të tjerë më pas. Dhe kushdo tjetër që do të donte një jetë interesante e me trazim si Ambasador Dervishi, duhet thjesht ta urojë veten: Paç fatin e Dashnorit!

Tags: Dashnor Dervishilorenc vangjelishqiptariudhëtimetZgjedhjet

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Gjermania do nisë vaksinimin para fundit të vitit

Gjermania do nisë vaksinimin para fundit të vitit

Kosovë/ 7 humbje jete dhe 69 të infektuar në 24 orët e fundit

Në 24 orë, Kosova regjistron 169 të infektuar dhe dy të vdekur me koron*virus

Mosmbajtja e maskës: Gjobiten 844 të ‘pabindur’, 12 të shoqëruar

Mosmbajtja e maskës: Gjobiten 844 të 'pabindur', 12 të shoqëruar

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com