Kosova ka regjistruar 169 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,119 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar dy viktima.
Sipas të dhënave të këtij Instituti, janë regjistruar edhe 85 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,953.
Deri më tani në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,591 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 659 pacientë kanë vdekur.