Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Pa ushqim, nuk u njohën me akuzat”, shkeljet e policisë për arrestimet në Kukës

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Qytetarët dhe deputetët ‘rrethojnë’ Komisariatin e Kukësit

23 arrestimet të cilat u kryen në orët e para të mëngjesit duket se ka sjellë në vëmendje mënyrën se si u arrestuar këta të fundit. Një nga shkeljet është se familjarët nuk u njoftuan duke shkelur kështu një të drejtë të garantuar nga ligji.

‘’2o qytetarë kuksianë të arrestuar nga policia në mënyrë të jashtëligjshme gjatë natës ndodhen në Tiranë. Për asnjë prej tyre nuk ka dokumente se për çfarë është ndaluar nga policia’’, ky është raportimi që bëhet nga zyra e Avokatit të Popullit.

Raporti i plotë i Avokatit të Popullit:

Nga inspektimet e grupeve të punës të Avokatit të Popullit rezulton se në Drejtorinë e Policisë në Tiranë po mbahen aktualisht 13 persona, në Komisariatet 1 dhe 2 nga katër persona, ndërsa tre persona të tjerë ndodhen të shpërndarë në komisariate të tjerë të kryeqytetit.

Ekspertët e Avokatit te Popullit, konstatojnë se ndonëse ndaj asnjërit prej të ndaluarve nuk është ushtruar dhunë dhe asnjëri prej këtyre të ndaluarve nuk ka pretenduar të jetë ushtruar dhunë mbi të, situata paraqitet problematike në lidhje me komunikimet formale të shkakut të privimit nga liria të këtyre personave.

Deri në orën 14.00, në komisariatet 1 dhe 2 nuk ishte përmbyllur ende procedura për të bërë të mundur trajtimin e personave me ushqim. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Drejtorinë e Policisë ku deri në orën e përfundimit të inspektimit (18:00) ende të ndaluarit nuk ishin trajtuar me ushqim.

Avokati i Popullit u ka kërkuar autoriteteve policore që të bëjnë trajtimin ushqimor dhe shëndetësor të të ndaluarve që ndodhen në mjediset e paraburgimit për të shmangur klasifikimin e gjendjes së tyre si trajtim çnjerëzor.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka komunikuar personalisht në rrugë telefonike me drejtorin e përgjithshëm të Policise i cili ka garantuar se problemi, edhe nëse ka eksistuar mund të ketë qenë vetëm teknik dhe ka garantuar që situata është zgjidhur. Çështja do të vijojë të mbahet në qendër të vëmendjes nga grupet e mëtejshme të inspektimit të Avokatit të Popullit.

Elementi tjetër shqetësues nga ana proceduriale në rastin e arrestimeve të qytetarëve nga Kukësi që ndodhen aktualisht në komisariatet e Tiranës, është mungesa e dokumentacionit shoqërues për ndalimin e tyre dhe mos-vënia formalisht në kohën e duhur në dijeni e të ndaluarve për arsyet e ndalimit.

Në komisariatin nr.1 në Tiranë, ekipit të përfaqësuesve të Avokatit të Popullit që kishin shkuar për inspektim (ora e inspektimit 13:00) nuk iu dhanë dokumentet përkatëse por iu bë e ditur se ato ndodhen në sistemin elektronik të Policisë ndonëse në Komisariat nuk kishin kopje të tyre.

Në komisariatin nr.2 të Policisë, Tiranë, dokumentacioni për të katër të ndaluarit ka qenë prezent. Gjithsesi dokumentacioni paraqiste parregullsi pasi si orë e ndalimit të të arrestuarve shënohej ora e mbërritjes së tyre në komisariat dhe jo ora e ndalimit të tyre në momentin kur janë shoqëruar nga Policia në Kukës.

Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po mbahen aktualisht 13 të ndaluar situata ka qenë gjithashtu problematike. Grupi i inspektimit të Avokatit të Popullit ka konstatuar se plotësimi i procesverbaleve për të ndaluarit ka nisur vetëm rreth orës 16.00 të mbasdites ndonëse ata ishin sjellë rreth orës 08.00 të mëngjesit në ambientet e Drejtorisë së Policisë.

Nga ana proceduriale veprimet janë kryer me parregullsi dhe vonesa. Në ato pak procesverbale që u janë vënë në dispozicion përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, mungonte ora e kryerjes së ndalimit. Në to citohej urdhëri i ndalimit nga Prokurori, por urdhëri nuk është vënë në dispozicion as të perfaqesuesve të Avokatit të Popullit dhe as të të ndaluarve.

Personat që u pyetën nga ekipi i Avokatit të Popullit, u shprehën se as ata dhe as familjarët nuk ishin njohur me asnjë lloj arsyeje për ndalimin në momentin e prangosjes.

Ekipet e punës së Avokatit të Popullit, po vazhdojnë ndërkohë edhe në orët e mbrëmjes verifikimet dhe inspektimet në të gjitha komisariatet ku janë shpërndarë qytetarët e ndaluar nga qyteti i Kukësit.

Avokati i Popullit do të vijojë të monitorojë me korrektesë dhe përgjegjësi situatën, për të bërë të mundur garantimin e të drejtave të ligjshme të qytetarëve.

 

 

 

 

Tags: akuzatarrestimetDokumentacioniKukesmemungesëNenjohënnukpapërpolicisëshkeljetushqim

TË LIDHURA

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

22:53 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona
Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë
Politikë

Spiropali: Europa është mënyrë jetese; Gjermania mbetet shtyllë e besueshme për Shqipërinë

21:29 | 17/11/2025
Next Post
Greqia: Të heqim qafe Shqipërinë dhe Shkupin, me Turqinë kemi punë!

Greqia: Të heqim qafe Shqipërinë dhe Shkupin, me Turqinë kemi punë!

Video/Kush është shkodrani, vrau shokun me thikë pasi pinë në lokal

Video/Kush është shkodrani, vrau shokun me thikë pasi pinë në lokal

Zhduket në det, familjarët: S’dimë asgjë prej së enjtes

Zhduket në det, familjarët: S’dimë asgjë prej së enjtes







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq
Aktualitet

Ministri Salla në Vlorë: Jemi në gatishmëri për përballimin e motit të keq

by mirseda
22:53 | 17/11/2025
0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi këtë të hënë një inspektim në Vlorë, për...

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda

22:51 | 17/11/2025
Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

Shefi i Mbrojtjes së Polonisë: Jemi në fazë paraluftë, armiku po përgatitet

22:34 | 17/11/2025
“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

“Hajdari: Vendimi për Kosovën ishte i vështirë, por japim më të mirën për Botërorin”

22:14 | 17/11/2025
Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

Vrasja e shqiptarit në Greqi, policia sekuestron laptopë dhe telefona

21:57 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com