Gazetari Artan Hoxha, ka pasqyruar me anë të pamjeve filmike se si është në të vërtetë situata brenda selisë blu. Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamjet brenda katit të dytë të PD-së.
Forcat RENEA dhe FNSH kanë marrë kontrollin e selisë blu, duke larguar protestuesit. Policia ka përdorur forcën për të larguar protestuesit, si dhe ka nisur shoqërimin e disa prej tyre.
“Pamjet cfare po ndodh brenda katit te dyte te PD-se.
Me në fund pamjet nga brenda katit të dyte, ku ka mbetur i bllokuar Basha.
Salla e mbledhjeve duket qe eshte bosh, e braktisur. Pa tavoline dhe pa karrike.
E vetmja zyre ku jane mbledhur ata qe i mbijetuan rrethimit, eshte zyra e Bashes…
Jane kerkuar ambulanca me urgjence sepse ka nevoje per nderhyrje mjekesore brenda selise se PD-se…”, shkruan Artan Hoxha.