Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Osmani: Dialogu me Serbinë, pas krijimit të institucioneve të reja

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë derisa vazhdojë derisa të përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë dhe të krijohen institucionet e reja. Ajo ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria në detyrë e Kosovës nuk ka legjitimitet për të negociuar në emër të Kosovës.

“Legjitimitet të tillë nuk mund të ketë as ndonjë i deleguar nga një qeveri e tillë”, ka thënë Osmani. Ajo këto komente i bëri në Bruksel, ku të martën ka zhvilluar takime me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli, dhe me Komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Verhelyi.

Poashtu, ajo ka biseduar edhe me grupin “Miqtë e Kosovës” të formuar nga disa ligjvënës të Parlamentit Evropian.

Osmani ka thënë se askush në Kosovë nuk është kundër dialogut, por Kosova duhet të ketë “një qëndrim unik, i cili duhet të jetë në përputhje me interesat e Kosovës, duke respektuar edhe kufijtë e saj”.

Sipas Osmanit, një legjitimitet i plotë për dialog nga ana e Kosovës është i domosdoshëm edhe për zbatimin e suksesshëm të marrëveshjeve të cilat do të arriheshin në dialogun e Brukselit.

Në këto takime të Osmanit temat kryesore të bisedimeve ishin zhvillimet në Kosovë në prag të zgjedhjeve, përballja me pandeminë dhe dialogu me Serbinë.

Osmani ka thënë pas takimeve se ua ka rikujtuar zyrtarëve të BE-së edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës që Bashkimi Evropian poashtu të përmbush premtimet ndaj tyre për liberalizim vizash.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, bashkë me ato të BE-së, duhet të punojnë më shumë që sa më shpejt që është e mundur t’ia ofrojnë perspektivën evropiane popullit të Kosovës, i cili vazhdon të jetë populli më pro-evropian në kontinent, por i izoluar shkaku i mos liberalizimit të vizave. Kosova i ka plotësuar kriteret, ndaj BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Kosovës duke i liberalizuar vizat”, është shprehur Osmani.

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës ka falënderuar Parlamentin Evropian në angazhimet për të ndihmuar Kosovën si dhe për kërkesat e Parlamentit që 5 shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Osmani ka thënë se në rajon duhet të ketë drejtësi si kusht për një paqe dhe stabilitet afatgjatë dhe perspektivë të integrimeve Evropiane.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, më 6 janar shpërndau kuvendin dhe shpalli zgjedhjet e reja, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata ka gjetur se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Shkak për këtë u bë vota e Etem Arifit, ndaj të cilit në kohën e votimit të qeverisë, më 3 qershor, kishte pasur një vendim të formës së prerë, për dënim prej një vit e tre muaj burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Më pas, qeveria e ardhshme e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla.

Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Ka disa muaj që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq nuk kanë zhvilluar raunde të reja të bisedimeve. Nga BE-ja është thënë se takimet në nivel politik nuk po mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BE-ja ka thënë se ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtar./REL/

Tags: DialogukosoveserbiVjosa Osmani

TË LIDHURA

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet
Rajoni

Kriza e ujit thellohet, rezervat në nivele alarmante në këtë shtet

18:39 | 04/07/2025
Next Post
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Dendias paraqet në parlament projektligjin

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Dendias paraqet në parlament projektligjin

Origjina e Covid-19/ Pikat ku do bazohen ekspertët e OBSH-së në Kinë

Origjina e Covid-19/ Pikat ku do bazohen ekspertët e OBSH-së në Kinë

Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në det

Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në det

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com