E mërkurë, 20 Janar, 2021
4 C
Tirana

Origjina e Covid-19/ Pikat ku do bazohen ekspertët e OBSH-së në Kinë

Shkencëtarët, të cilët do të dërgohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të hulmtuar origjinën e Covid-19 në Kinë, e kanë përcaktuar qartë planin e studimit.

Ata synojnë të vizitojnë Wuhan, vendin ku u zbulua për herë të parë Covid-19 dhe të flasin me shkencëtarët kinezë të cilët kanë studiuar të njëjtën çështje. Gjithashtu, ata do të shohin për mënyrën se si ky virus mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit, shkruan The Guardian.

Rëndësia e të studiuarit në Kinë, e të parit të vendeve të lidhura me shpërthimin e Wuhan, është propozuar fillimisht nga Fabian Leendertz, profesor në epidemiologjinë e mikroorganizmave në Instituti Robert Koch të Gjermanisë.

I përfshirë në gjurmimin e burimit të shpërthimit të Ebolas në Afrikën perëndimore 2014 në një koloni lakuriqesh në një pemë, ai gjithashtu ka punuar në identifikimin kur fruthi mund të jetë hedhur për herë të parë tek njerëzit.

Ndërsa Kina ka sugjeruar vende të tjera jashtë vendit ku virusi mund të ketë origjinën, Leendertz beson se Wuhan mbetet pika më e mirë e studimit.

“Unë mendoj se filozofia e OBSH-së është e mirë. Filloni në pikën që ka përshkrimin më të fortë të rasteve njerëzore edhe nëse nuk e dimë që tregu i Wuhan ishte pika ku për herë të parë u shpërnda te njerëz. Nga Wuhan ne mund të kthehemi në kohë për të ndjekur provat e për të zbuluar origjinën.”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Gol i “çmendur” në Angli, portieri shënon nga porta në portë

Portieri i Njuport, Tom King, në Ligën e Dytë angleze, ka shënuar një gol të çmendur ditën e sotme, që po bën xhiron e...

Vr*sja e Santos, dëshmitari: Ekzekutori më drejtoi armën, polici u fsheh

Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një...

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave

Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në...

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...