Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi”, PD: Janë futur në xhepat e Ramës

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“OSHEE humbi 64 mln euro vitin që shkoi”, PD: Janë futur në xhepat e Ramës

Sekretari i Burimeve Njerëzore në PD, Ervin Minarolli është shprehur se OSHEE ka humbur 64 milionë euro vitin që kaloi.

Përmes një deklarate për mediat, Minarolli tha se për shkak të kësaj humbjeje kompania është zhytur në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni.

Ai shprehet se këto para që mungojnë nga arka e OSHEE kanë shkuar në xhepin e kryeministrit Rama, pasi siç thotë ai ‘shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon’.

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon. 64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë publike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë. Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur. Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo   kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al. Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës. Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qira, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë. Kjo faturë duhet mbajtur mend mirë, kur secili prej jush, të dashur qytetarë, të shohë faturën e shtrenjtë të energjisë dhe të kujtohet se paratë tuaja po i grabisin një grusht njerëzish, që mbajnë pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera nga gropa e zezë e korrupsionit dhe e krimit”, tha Minarolli.

Tags: edi ramaervin minarollihumbjeOSHEEpara

TË LIDHURA

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

22:22 | 08/07/2025
4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

4 ditë zjarr në Dukat!/ Era mund ta çojë drejt Llogorasë, ndihmë edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

20:51 | 08/07/2025
Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë
Aktualitet

Kukës/ Procedohet autori i dyshuar për zjarrvënie në Ujmishtë

20:33 | 08/07/2025
Next Post
Udhëtonte me gruan në makinë për mbulim/ Pranga fierakut, çfarë u gjet në makinë

Udhëtonte me gruan në makinë për mbulim/ Pranga fierakut, çfarë u gjet në makinë

Në kërkim prej muajsh, kapet 33-vjeçari i rrezikshëm

Merret peng 1 person në Kamëz, policia vihet në ndjekje të mjetit

A po i helmon Serbia shqiptarët? Zbulohet skandali me ushqimet

A po i helmon Serbia shqiptarët? Zbulohet skandali me ushqimet

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik
Aktualitet

Përplasjet për kabinat në Theth, Beci: Sulmet e Ramës ndaj prokurores, arrogancë dhe presion politik

by mirseda
22:22 | 08/07/2025
0

Si një ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i konsideron sulmet e kryeministrit Emdi...

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

22:04 | 08/07/2025
Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

Kërkohet paraburgim për pesë policët e dyshuar për rastin e vdekjes së të riut në Lipjan

21:46 | 08/07/2025
Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

Milan, lamtumirë e Theos, mungon zyrtarizimi te skuadra e re

21:41 | 08/07/2025
Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

Një nga më të mirët, portieri shqiptar lë ekipin pas 5 vitesh

20:53 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com