E premte, 3 Dhjetor, 2021
13.5 C
Tirana

A po i helmon Serbia shqiptarët? Zbulohet skandali me ushqimet

Vijojnë të zbulohen të tjera skandale me sigurinë ushqimore të produkteve serbe me destinacion Shqipërinë.

Një sasi prej 4 ton marmalatë  e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, është bllokuar për shkak se nuk plotësonte kriteret ligjore për të hyrë në vendin tonë.

Marmalata e ambalazhuar në kova plastike 14 kg, u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës.

“Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese”, thuhet në një njoftim të AKU-së.

Kujtojmë se para pak kohësh në Shqipëri shpërtheu skandali me miellin serb. Sipas disa mediave u raportua se ky miell përdore për kafshët në Serbi pasi ishte produkt që prej dekadash ishte mbajtur në magazina. Ky miell u fut në Shqipëri dhe u përdor në fabrikat e prodhimit të bukës. Edhe pse kjo shkaktoi një bujë të madhe në vendin tonë, më pas çdo gjë u harrua dhe çështja nuk shkoi deri në fund.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bora dhe Semi do të “hakmerren” ndaj Donaldit në “Për’puthen Prime”

Puthjet e Donaldit me Beatrixin, kanë shkaktuar një bum komentesh në rrjet. Fansat janë ndarë në grupe, ndërsa ende nuk ka patur një reagim...

Sfida mes një intelektuali që kërkon të vërtetën dhe një politikani që gënjen

Nga: Andi Bushati Ka një aksiomë të mirënjohur që shpjegon përplasjen e një politikani me një intelektual në arenën publike: Sipas saj, i pari tenton...

S’donte të bënte vaksinën, italiani shkoi me krahun prej silikoni

Disa mund të akuzohen se po përpiqen t'i shmangen sistemit për të marrë një certifikatë vaksine, por mbase askush nuk është aq i shkathët...

S’ka më lavazhe e servise makinash poshtë pallateve!Veliaj tregon masat e reja

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një dëgjese të zhvilluar me ministren e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira...

Vrasja e ish-deputetit, Artan Hoxha nxjerr videon

Kristian Klemendit dhe Marjan Kolës, të dyshuar për vrasjen e Pashko Ujkës u është komunikuar arrestimi ditën e sotme. Edhe pse ata kanë mohuar...