Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Open Data: Qeveria ka më shumë shkelje në tendera se sa bashkitë

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Iliran Agolli/ VOA

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje kryetarëve të bashkive që t’u japin fund praktikave korruptive me tenderat dhe prokurorimet, që të mos bëhen objekt i hetimeve të SPAK-ut, si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Ndërsa organizata monitoruese Open Data Albania i tha Zërit të Amerikës se qeveria dhe agjencitë e saj janë në vend të parë, si më shumë të dyshuarat për korrupsion e klientelizëm, sidomos në sektorët e shëndetësisë, rrugëve dhe rindërtimit.

Pak ditë pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe punonjës të tjerë nga SPAK për abuzmie me tendera, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarët e bashkive dhe u bëri thirrje të zbatojnë ligjet, që të mos bëhen objekt hetimesh nga struktura e posacme antic-korrupsion.

Zoti Rama tha se kriteret e shtuara enkas në tendra si kostum me porosi për fituesit dhe mungesa e garës janë një dukuri që duhet të marrë fund bashkë me rryshfetet dhe korrupsionin në pushtetin vendor.

Ai tha se bashkitë kanë qenë indiferente edhe ndaj kërkesave për të përmirësuar punën e tyre, edhe kur kanë patur këshillime nga agjencia e prokurorimeve. “88.5% e procedurave kanë rezultuar me probleme, në hartimin e kritereve, ndaj dhe bashkive përkatëse u janë dërguar rekomandime precize nga Agjencia e Prokurimit Publik. 52.5% e bashkive nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë asnjë reflektim në proces të rekomandimeve teknike të saj. Qepja me dorë e procedurës së tenderit e cenon drejtpërsëdrejti shkallën e pjesëmarrjes dhe drejtësinë e konkurrencës së operatorëve publikë. Është një teknikë grabitqare, e shëmtuar, përjashtuese” – tha zoti Rama.

Kryeministri Rama tha se ekziston një vijë e kuqe mes njohje personale e partiake dhe shkelësve të ligjit, ndaj bashkiakët të mos përzihen me prokurimet publike, të mos luajnë me një zjarr që do të bëhet pjërherë e më përvëlues.

Por organizata monitoruese Open Data Albania, i tha Zërit të Amerikës se bashkitë nuk janë sektori më problematik sa u takon tenderimeve abuzive, krahasuar me të tjerët.

Drejtuesja e organizatës Open Data, Aranita Brahaj, e pyetur nga Zëri i Amerikës, deklaroi se tenderat e qeverisë ua kalojnë bashkive për sa u takon mungesës së konkurrencës, anullime të përsëritura, negocime dhe mos-respektim afatesh.

Vërtet bashkitë kane nivel 30 % tendera me risk për korrupsion dhe abuzime, por bashkitë nuk janë sektori më problematik. Sipas Open Data, me të njëjtën metodologji janë 40% e tendera të sektorit të shëndetësisë, që vlerësohen me risk të lartë për korrupsion dhe klientelizëm.

Po ashtu paraqiten edhe tendera të Autoritetit të Rrugëve apo Fondit Shqiptar të Zhvillimit, të cilat karakterizohen nga përqendrim fondesh në pak biznese. “Këto tendera kanë skualifikime të operatorëve që ofrojnë vlera më të ulëta, duke lënë fitues oferta të larta” – thekson Open Data.

Problematike dhe me defekte të mëdha paraqitet fondi i rindërtimit pas tërmetit, ku në vitin e dytë pas fatkeqësisë janë përdorur miliarda lekë, që kontraktohen me procedurë të kufizuar, pa garë ofertash, me afate vetëm 10 ditore për paraqitje interesi. “Megjithëse janë vlera të larta, asnjë kompani e huaj nuk del në skenë, lekët janë përqëndruar në pak duar dhe mungesa e konkurrencës është vendosur me ligj, pasi qeveria aplikon Aktin Normativ të dhjetor 2019, duke anashkaluar legjislacionin për prokurimet” – thotë zonja Brahaj drejtuese e Open Data.

Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ka përfunduar si status, por Akti Normativ vijon të përdoret, theksoi ajo. Vlerat e tenderave janë të përqendruara në pak biznese, kompanitë e huaja hezitojnë të marrin pjesë në gara, vëren organizata Open Data Albania.

Tags: edi ramaopen dataQeveriaTendera

TË LIDHURA

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

22:56 | 11/07/2025
U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital
Aktualitet

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat
Aktualitet

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
Next Post

Politika monetare e Erdoganit, nxit inflacion rekord në Turqi

Shkencëtarët studiojnë meteorin në Britani, ja çfarë pritet të zbulojnë

Shkencëtarët studiojnë meteorin në Britani, ja çfarë pritet të zbulojnë

Lojërat Olimpike/ Vuçiç, sportistëve serbë: Përballuni dhe me atletët e Kosovës

Lojërat Olimpike/ Vuçiç, sportistëve serbë: Përballuni dhe me atletët e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com