Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Oketa nuk mban dot veten përballë inxhinierit: Do na hash munë

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Një përplasje mjaft e fortë u shkaktua mbrëmjen e djeshne në “Ora News” ndërmjet inxhinierit Arben Meçe dhe anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Gazmend Oketa. Ky i fundit i kërkoi Meçes që të tërheqë mbrapsht deklaratën se do t’i shkelë me këmbë. Por inxhinieri nuk pranoi, duke e agravuar edhe më tej debatin. Situata degradoi më tej, edhe me ofendime personale. Inxhinieri refuzoi të kthente mbrapsht deklaratën që kishte bërë, dhe Oketa pas kësaj doli nga kornizat etike.

Oketa: Bëre një deklaratë krejt të pavend këtu. Më duket pak mungese ekstreme modestie apo përceptimi realiteti. A kush nga ne që jemi këtu në panel përsa kohë nuk është i votuar nga qytetarët shqiptarë, nuk mund të flasë në emër të gjithë shqiptarëve. Para një jave ishim në një emision dhe e përmende tre herë që kishe ardhur si ushtar atje. Sot paske ardhur si shefi i shtabit, por si shefi i shtabit të ushtrisë së vdekur. Harroje atë se mund të na shkelësh ti apo subjekti politik që ti ke në mendje, as mua personalisht, as qytetarët shqiptarë. Po ta theksoj. Jam votuar më shpesh dhe më shumë se ti nga qytetarët, por nuk kam tagër të flas në emër të qytetarëve shqiptarë. Nëse të ka mbetur sadopak, atë deklaratë duhet ta tërheqësh mbrapsht, është deklarata më skandaloze. Nuk dua të të ofendoj, e ofendove boll veten. Por duhet ta tërheqësh mbrapsht.

Meçe: Deklarata më përfaqësuese e asaj klase politike.

Oketa: Të kanë dhënë hapësirë si inxhinier, ti e di vetë sa mund të kesh projektuar dhe ndërtuar, ditke ato të miat. Nuk e di nga e ke marrë informacionin, por je duke abuzuar me atë që të kanë thirrur si inxhinier. Herën e kaluar ishte si ushtar, sot ke ardh si gjeneral, por si gjeneral i ushtrisë së vdekur. Ai që del dhe i përqafon njerëzit dhe u rreh shpatullat, është bërë kaq e sheqerosur, sa tha dikush sot në Durrës që po na bën me diabet.

Meçe: Nuk i tërheq asnjë grimcë asaj që deklarova.

Oketa: Epo si thonë nga zona e këtyre, do të na hash munë. Dakord? Të më falë publiku.

Meçe: E more vesh durimin tënd.

 

Tags: Arben MeçeGazmend Oketaora news

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

Mbyllet emisioni në "Top Channel", nga janari nis një format ndryshe

Zgjedhjet në Britani, ja kë nxjerrin sondazhet fitues

Si po e destabilizon BE-Ballkanin Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com