Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Si po e destabilizon BE-Ballkanin Perëndimor

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga: Gent Salihu “European Leadership Network”

Refuzimi i Bashkimit Evropian, për të hapur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nuk është aq shqetësues, sa ndikimi i tij kryesor: Brukseli nuk është në gjendje të mbajë premtimet e tij, edhe kur vendet aspirante ndërmarrin reforma jopopullore, bazuar në premtime të tilla.

Në tetor, Franca përdori një justikim të tipit “Nuk e kam unë, por ti”, për të vendosur veton ndaj zgjerimit, duke argumentuar se BE-ja duhet të rregullojë më parë procesin ekzistues të anëtarësimit, dhe pastaj të çelë negociatat me vendet kandidate.

Në dallim nga Franca, Gjermania është e prirur t’i shpërblejë reformatorët, dhe kjo i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut një fije ​​shprese, se Franca mund të pranojë së shpjeti të çelë derën e anëtarësimit për to.

Me bekimin e BE-së, dhe inkurajimin e hapur të Makronit, në shtatorin e vitit të 2018, Maqedonia e Veriut mbajti një referendum për të ndryshuar emrin e saj, në këmbim të çeljes së negociatave të pranimit në BE. Për shumë njerëz, një proces i tillë nuk ishte vetëm i vështirë, por potencialisht edhe poshtërues.

Nga viti 2014, Shqipëria ka ndërmarrë një reformë agresive në sistemin gjyqësor sipas kritereve të diktuara nga BE-ja. Edhe pse një vendim zyrtar për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, është më shumë një gjest sesa një veprim konkret, kini parasysh se si Turqia nisi negociatat 14 vjet më parë, dhe sërish mund të mos i bashkohet asnjëherë unionit.

Brukseli nuk ishte në gjendje të ofronte diçka të prekshme, si shpërblim për reformat konkrete si në Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe në Shqipëri. Pozicioni i Francës, konsiderohet si një thikë pas shpine për reformatorët në rajon, dhe ka të ngjarë të forcojë pozicionin e politikanëve populistë me prirje pro-ruse ose pro-turke në Ballkanin Perëndimor.

Pas vetos, Parisi prezantoi muajin e shkuar një dokument që propozon një reformim të procesit të anëtarësimit. Ai fokusohet kryesisht në ndryshimet estetike nga jashtë, sesa tek thelbi i procesit. Një ndryshim të madh, përbën përfshirja më e madhe e Këshillit Evropian, krahut politik të BE-së, në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.

Kalimi i pushtetit nga Komisioni Evropian tek Këshilli, vetëm sa u jep vendeve anëtare të BE-së mundësinë që të vendosin kritere shtesë subjektive, duke e përmbysur procesin e anëtarësimit, edhe kur Komisioni Evropian konfirmon përmbushjen e kritereve teknike.

Çdo reformë në procesin e pranimit, duhet të synojë më shumë objektivizëm dhe parashikueshmëri në proces, sesa subjektivitet dhe pasiguri. Procesi i anëtarësimit, duhet të përmirësohet përmes prezantimit të metrikës së matshme në lidhje me përmbushjen e kritereve. Edhe kur Komisioni Evropian, arriti në përfundimin se kriteret e para-dakordësuara ishin përmbushur, ka pasur raste kur shtetet e veçanta anëtare, kanë vënë në dyshim përfundimet e Komisionit Evropian. Ato i kanë kërkuar direkt shteteve kandidate të kalojnë më shumë teste, dhe të përmbushin më shumë kritere.

Për shembull, Komisioni Evropian arriti në përfundimin se Kosova i kishte përmbushur të gjitha kërkesat, për të përfituar nga lëvizja pa viza e qytetarëve të saj në zonën Shengen. Gjithsesi, Gjermania i kërkoi Kosovës krijimin e një grupi pune dypalësh, në mënyrë që Berlini të bëjë vlerësimin e vet, dhe nëse është e nevojshme të bëjë kërkesa shtesë, para se të vendosë nëse do të votojë apo jo në favor të udhëtimit pa viza për Kosovën.

Kur shtetet anëtare të veçanta nuk e mbështesin Komisionin Evropian, ato e dëmtojnë besueshmërinë institucionale dhe fuqinë e BE-së, për të nxitur reforma tek shtetet kandidate. Ndërkohë, shtetet anëtare kanë prirjen të propozojnë më shumë kritere, për të kënaqur opinionet populiste bazuar në paragjykime, në kurriz të konkluzioneve të Komisionit Evropian, që janë të bazuara në prova.

Aleksandër Soros, nënkryetari i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, shkroi në rrjetet sociale se refuzimi që BE-ja i bëri Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila ka një popullsi të madhe shqiptare, ndodhi për shkak të “paragjykimeve dhe fanatizmit të Evropës ndaj shqiptarëve etnikë”.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, të cilat janë më pak të prirura për t’u ndikuar nga Rusia, lidhjet më të ngushta të Serbisë me Rusinë, e detyruan BE-në të përshpejtojë rrugën e saj të anëtarësimit në union. Apeli për të rimenduar zgjerimin, ndikon ndërkohë edhe në anëtarësimin e Serbisë në BE.

Si për ironi, kjo e bën marrëveshjen e fundit të tregtisë së lirë të Serbisë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të duket e arsyeshme. Siç e tha kryeministrja serbe “ne duhet të kujdesemi për veten tonë”. Vendimi i BE-së, do ta mbajë edhe Kosovën larg BE-së.

Nëse Serbia nuk beson se do të anëtarësohet së shpejti në BE, ajo do të vonojë një zgjidhje të mosmarrëveshjeve me Kosovën. Dhe në mungesë të një traktati paqe, Kosova nuk është në gjendje të nisë rrugëtimin e pranimit në BE.

Për Serbinë, procesi i pranimit nuk mund të përfundojë pa një marrëveshje me Kosovën, ndërsa për Kosovën procesi i pranimit nuk mund të fillojë pa një marrëveshje me Serbinë. Asimetria në afatet kohore që Serbia dhe Kosova të përmbushin këtë kusht, nuk e pengon Serbinë të afrohet më pranë anëtarësimit në BE. Por ndërkohë e stimulon Bogradin të vonojë një marrëveshje me Prishtinën, për ta mbajtur Kosovën larg anëtarësimit në BE.

Pavarësisht nga hapat e ardhshëm të BE-së, apo alternativat e mundshme për Ballkanin Perëndimor ndaj anëtarësimit në BE, mungesa e unitetit të BE-së mbi politikën e zgjerimit, tregon fuqinë e BE-së jo vetëm për të stabilizuar, por edhe për të destabilizuar oborrin e shtëpisë së saj, dhe për ta shndërruar atë në një shesh lojërash për rivalët e saj.

TIRANA TODAY

 

Tags: Ballkani PerëndimorbeKomisioni Evropian

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

“Solidaritet me Shqipërinë”/ Soreca njofton përfundimet e mbledhjes së KE

Abuzoi me fondet e Ujësjellësit në Librazhd, procedohet shefja e financës

Rama: T’i shërbesh popullit tënd, është mirësia më e madhe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com