Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë u është kundërvënë akuzave se nuk dha paralajmërimin e duhur për kërcënimin që paraqiste koronavirusi kur njoftoi për shfaqjen e patogjenit të ri në janar.

Pasi Presidenti Trump njoftoi të martën se do të pezullonte fondet amerikane që mbështesin operacionet e OBSH, drejtuesit e organizatës theksuan rëndësinë e partneriteteve dhe mbështetjes për misionin.

Drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu kundërvunë akuzave se OBSH u vonua në paralajmërimin e publikut për rrezikun nga koronavirusi.

“Ideja që duhet të hidhemi në mbrojtje në këto momente është disi e çuditshme. Në javët e para të janarit, OBSH u shpreh shumë, shumë qartë. Ne paralajmëruar botën më 5 janar. Institucionet në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara filluan më 6 janar të aktivizojnë sistemet e menaxhimit ndaj situatave të prapritura. Në javët që pasuan kemi dhënë informacione të vazhdueshme me të rejat e fundit, përfshirë të dhëna për qeveritë, si dhe për shkencëtarët në skaje të ndryshme të globit. Virusi u identifikua më 7 janar. Sekuenca na erdhi më 12 janar,” thotë Dr. Michael Ryan.

Drejtori i Programeve të Emergjencave të OBSH, Dr. Michael Ryan thotë se paralajmërimi i organizatës duhet të ishte pasuar nga masa mbrojtëse dhe përgatitore në vendet individuale:

“Kur OBSH nxori udhëzimet,e bëri tepër të qartë se duheshin marrë masa për një kërcënim që godet sistemin e frymarrjes. Laboratoret duhet të kishin reaguar me masat e nevojshme, me marrjen e mostrave që kjo sëmundje të mos përhapej nga një person tek tjetri,” thotë zyrtari i OBSH.

Për më tepër, thotë Dr.Ryan, paralajmërimi bënte të qartë nevojën për rezerva me aparatura spitalore, përfshirë aspiratorë.

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus pohoi se kjo ishte një periudhë e vështirë, por theksoi se OBSH do të vazhdonte t’u qëndronte në krah vendeve që përballen me këtë krizë:

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me çdo partner për t’u shërbyer popujve në botë me një angazhim të patundur ndaj shkencës dhe në solidaritet,” tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Megjithë akuzat dhe vëmendjen e padëshiruar në këtë situatë, organizata vazhdon punën për të gjetur një kurë ose vaksinë kundër sëmundjes:

“Deri tani tre vaksina janë në prova klinike. Mbi 70 të tjera janë në procesin e zhvillimit.

Po punojmë me partnerë për të përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes”, tha Dr. Adhanom Ghebreyesus.

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri paralajmërimin e parë për koronavirusin, infeksione janë shfaqur në 185 vende të botës gjatë tre muajve të fundit dhe janë prekur mbi 2 milionë vetë. /Voa

Tags: AkuzaCOVID-19koronavirusOBSHreagim

TË LIDHURA

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë
Bota

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij
Bota

Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij

20:14 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin
Bota

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Next Post
SHBA/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit, ja dyshimet e para

SHBA/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit, ja dyshimet e para

Interi kërkon Greizmann, por Barcelona ofron sulmuesin tjetër për të mbërritur te Lautaro

Interi kërkon Greizmann, por Barcelona ofron sulmuesin tjetër për të mbërritur te Lautaro

Bilanci/ 105 viktima nga koronavirusi në Greqi

Bilanci/ 105 viktima nga koronavirusi në Greqi







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com