Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

O bëni fushatë për 2 marsin, o mos përhapni panik për koronavirusin

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E mbyll ciklin, në kolltukun e Ramiz Alisë”, Peza i përgjigjet ashpër Metës

 Nga: Alfred Peza 

Ka një kontradiktë shumë të madhe orët e fundit, ku nga njëra anë i bëhet jehonë me një zell të pashoq lajmeve të rreme që përhapin panikun për mbërritjen e koronavirusit në Shqipëri, e nga ana tjetër vijojnë mesazhet për ti ftuar qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Ilir Meta.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar për autorët dhe burimin e këtyre lajmeve. Por zelli për ti bërë jehonë edhe përmes mediave të ndryshme dhe përfaqësuesve politikë, alarmeve të rreme të përhapura të dielën në rrjetet sociale për koronavirusin, është e sigurt se më shumë sesa dëmtojnë qeverinë, do të dëmtonin pikësëpari aksionin më të ri opozitar me protesta, mitingje apo “besëlidhje” në bulevard.

Shumë qytetarë i ndjekin me vëmendje të shtuar këto kohë zhvillimet rreth koronavirusit nëpër botë dhe me siguri kanë mësuar se atje ku ka raste zyrtare të prekurish apo viktima, ka edhe kufizime gjithnjë e më të mëdha të aktiviteteve publike dhe tubimeve masive. Si një masë parandaluese kjo, për përhapjen e tij. Jo vetëm shkencërisht, por edhe instinktivisht qytetarët rezervohen për tu bërë bashkë në të tilla situata, duke qenë më të prirur për t’iu larguar grumbullimeve me të tjerët!

Kjo s’do të thotë që strukturat përkatëse të qeverisë dhe të shtetit, nuk duhet të jenë në gatishmëri maksimale e të mos i marrin të gjitha masat e duhura, aq më tepër po të kemi parasysh lajmet që vijnë nga Italia fqinje dhe nga vendet e tjera. Përkundrazi. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, ndaj shqetësimet apo rastet reale, duhen adresuar menjëherë pranë mjekëve dhe institucioneve shëndetësore për tu trajtuar profesionalisht.

Nuk di të ketë raste të tjera si ky i orëve të fundit në Shqipëri, ku fenomeni i lajmeve që nxit panikun rreth koronavirusit, të shndërrohet në sport publik. Përpara se ta bëjnë këtë, duhet të kuptojnë se jemi të gjithë të barabartë përballë koronavirusit, ndaj askush nuk mund të përfitojë asgjë nëse ai vjen realisht mes nesh. E vërteta zyrtare është se “nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri, deri në këto momente!”

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se “informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjetet sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike, duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak, duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë, pas situatës së tërmetit”.

Është shumë e çuditshme sesi në Shqipëri mund të ketë individë, grupe apo orientime të ndryshme shoqërore, që besojnë se mund të përfitojnë nga kjo situatë. E aq më keq akoma, të mendojnë se përmes përhapjes së panikut mbi popullatën e vendit, të mund të dëmtojnë qeverinë dhe mazhorancën e saj.

Ka aq shumë tema, çështje dhe probleme me të cilat mund të bësh me të drejtë politikë në Shqipëri, të jesh kritik dhe opozitar me qeverinë e Kryeministrit Edi Rama, sa duhet të jesh një makiavelist i pandreqshëm që të përdorësh edhe tërmetet e 2019 dhe koronavirusin në 2020, si mjete për arritjen e qëllimeve!

Tags: 2 marsAlfred Pezafushatekoronaviruspanikperhapni

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
Ndahet nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i Shkodrës

Ndahet nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i Shkodrës

“Kthimi i spitalit të Kavajës në karantinë”, Bardhi: Rama ta ndërtojë në Surrel

“Kthimi i spitalit të Kavajës në karantinë”, Bardhi: Rama ta ndërtojë në Surrel

Koronavirusi/ Rumania: Në karantinë kushdo që vjen nga Veneto dhe Lombardia

Koronavirusi/ Rumania: Në karantinë kushdo që vjen nga Veneto dhe Lombardia







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com