E enjte, 9 Korrik, 2020
22 C
Tirana

Numri i banorëve sipas Ramës, opozitës, INSTAT e CIA-s

Më të lexuarat

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Meta publikon fotot me Thaçin nga Gjiri i Lalzit, ja kush tjetër ishte me ta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar foto nga takimi në Gjirin e Lalzit me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Nga fotot e publikuara nga kreu...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Pamje të rralla/ Ndodh 1 në 80 mijë raste, vjen në jetë fëmija me ‘këmishë’ (FOTO)

Një foshnje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në kryeqytet, ka lindur i mbështjellë me qese amniotike, që në gjuhën popullore cilësohet si 'i lindur me...

Nga: Eduard Zaloshnja

Duke u tallur me opozitën, Edi Rama shkruante në një “cicërimë” në Tweeter se, para pandemisë, opozita e akuzonte qeverinë se e ka zbrazur Shqipërinë nga njerëzit, ndërsa tani opozitës i dalin 2 milionë punonjës e të papunë, që po t’u shtosh fëmijët, pleqtë e shtëpiaket, bëjnë mbi 3 milionë banorë.

Në fakt, sipas statistikave të botuara nga CIA amerikane në faqen e vet publike me të dhëna për çdo vend të botës The World Factbook rezulton se Shqipëria ka aktualisht 3.07 milionë banorë. Ndërsa sipas të dhënave publike të INSTAT-it tonë ka 2.85 milionë banorë ( Popullsia e Shqipërisë )

Pra, sipas statisticienëve të CIA-s, në Shqipëri ka rreth 220 mijë banorë më shumë seç raporton INSTAT-i. Po përse ekziston kjo diferencë mes llogaritjeve të statisticienëve shqiptarë dhe atyre të CIA-s?

Të dyja palët përdorin Censusin e vitit 2011 si piknisje për llogaritë e tyre, duke shtuar çdo vit numrin e lindjeve dhe duke zbritur numrin e vdekjeve, si dhe duke llogaritur emigracionin vjetor neto (largimet afatgjata minus kthimet afatgjata në Shqipëri). Por statisticienët e CIA-s (duke përdorur edhe burime të tjera) kanë konkluduar se Censusi i 2011 nuk i ka numëruar saktë banorët e Shqipërisë, ngaqë atëherë u bënë thirrje për bojkotim të censusit si nga lëvizje politike, ashtu edhe nga fraksione fetare.

Lexo edhe :   Zhvilloi 4 takime, çfarë u tha sot Rama deputetëve të qarqeve

Duke vlerësuar me përafërsi se sa banorë mund të mos jenë përfshirë në Censusin 2011, llogaritjet e statisticienëve të CIA-s kanë vazhduar si më sipër nga viti në vit, duke u nisur nga numri i korigjuar i 2011-ës, e duke mbërritur deri më sot.

Me pak fjalë, numri i banorëve që përdorte rëndom opozita para pandemisë (2.5 milionë banorë) është shumë larg numrit real. Ndërsa ai që po përdor tani (po të mbledhësh punonjësit, të papunët, fëmijët, pleqtë e shtëpiaket) është shumë më afër numrit të CIA-s (3.07 milionë banorë).

Lexo edhe :   Zingraf: Topi vazhdon ende në fushën e palës shqiptare

Por statisticienët e CIA-s nuk kanë problem me shifrat e INSTAT-in vetëm për popullsinë – ata kanë rezerva edhe për përqindjen e papunësisë. Ata vërtet raportojnë shifrat zyrtare të INSTAT-it për papunësinë, por me një shënim të rëndësishëm poshtë tyre. Shënimi thotë se papunësia reale mund të jetë më e madhe se ajo zyrtare, ngaqë shteti konsideron si të punësuar edhe shumë bujq që punojnë copëza toke, thjesht në kufijtë e mbijetesës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po fliste me Princin Charles, punonjësit të supermarketit i bie të fikët (Video)

Mediat britanike së fundmi kanë publikuar një video, ku shfaqet një punonjës supermarketi të cilit i bie të fikët teksa bashkëbisedonte me Princin Charles. Ky...

Paqe ka kur nuk i hidhet benzinë zjarrit politik

Nga Skënder Minxhozi Ilir Meta ka bërë një konstatim të drejtë në orët e fundit. Ka vërejtur se tek ne, përkundër Maqedonisë së Veriut, ka...

A duhej të jepte dorëheqjen Thaçi pas publikimit të aktakuzës? Përgjigjet Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth ftesës që Gjykata Speciale i ka çuar presidentit Thaçi, për t’u paraqitur në Hagë. Kujtojmë se Haradinaj...

Durrës/ Përfshihen nga flakët 3 shtëpi të vjetra

Së fundmi, 3 shtëpi të vjetra janë përfshirë nga flakët në lagjen 5 të qytetit të Durrësit. Zjarrfikëset kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe...

Kryeministri 61-vjeçar ndërron jetë pak pas mbledhjes së qeverisë

Kryeministri i Bregut të Fildishtë, Amadou Gon Coulibaly, ka ndërruar jetë sot pak minuta pasi kishte përfunduar një mbledhje të kabinetit qeveritar. Presidenti i vendit,...