Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Nuk njohin pavarësinë e Kosovës”, Thaçi shigjeton Ramën

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Politikë, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë goditjen e parë Ramës, lidhur me pjesëmarrjen e tij në një samit rajonal, ku nuk njihet Republika e Kosovës. Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi informon në mënyrë zyrtare se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.

Ky akt lidhet me një vendimarrje, të cilën ai ka zgjedhur që ta argumentojë gjerësisht për qytetarët. Thaçi sqaron se kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë, për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për rrjedhojë, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin Kosovën e pavaruar.

Statusi

Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese.

Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.

Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave.

Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta. HTH

Ka nisur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare. Kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020, dhe idealisht para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

Mësohet se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh, për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID, dhe për ato vende të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Samiti i Ohrit/ Zbulohet kush është zyrtarja që shoqëron Ramën

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike, por me ndikim në tregti mes vendeve tona në Ballkanin Perëndimor, përfshi pasjen e një udhërrëfyesi, për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur. Për heqjen e disa procedurave burokratike, të cilat mund të digjitalizohen etj.

 

 

 

Tags: edi ramahashim thaciOher

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Mesila Dodës nuk i del inati: Baton Haxhiu të mësojë vallen nga Beogradi

"Kërpërata" e Halilajt, ja si reagon Mesila Doda

Protesta si fenomen konservator







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com