Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Nuk më nxjerrin dot nga partia”, Rudina Hajdari flet për mandatin dhe PD: Me kë u konsultova

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Doli kundër partisë/Kryetarja e degës së PD-Hajdarit: Për amanetin e Azemit foli Kiri në protestën e 5 marsit

Deputetja Rudina Hajdari ka folur sot në “A show” në News24 për vendimin e saj që e rreshtoi kundër grupit parlamentar të PD dhe e ktheu madje në ‘armike’ të opozitës dhe ‘mike’ të maxhorancës. Ajo tha se ishte një vendim shumë i vështirë por se e ka bërë në interes të vendit.

“Mu desh kohë ta merrja. Arsyetova me veten se ku do më çonte ky vendim, çfarë kosto do kishte për vendin. Nuk e mendova në asnjë moment se çfarë kostoje do kishte për mua. Më thanë që duhet të pozicionohesh mirë në PD nëse do një karrierë të gjatë politike dhe unë hezitova e thashë nuk është kjo arsyeja përse jam këtu”, u shpreh deputetja Hajdari.

E pyetur nga Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj Fatmira Hajdari që mund të rrezikonte deryrën si gjyqtare në kuadër të vettingut, deputetja tha se nëna e saj është gjyqtare para se ajo të hynte në politikë dhe ka jetën e saj.
“Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, tha ajo më tej, duke pohuar se është edhe nënshtetase amerikane.

Në lidhje me një rekomandim të mundshëm nga ambasada amerikane për arsyet e vendimit për të mos djegur mandatin, Rudina Hajdari tha se është konsultuar me familjen dhe partnerët ndërkombëtar.

“Ishte një vendim shumë i vështirë. Nuk është personal por ka të bëjë me interesin e Shqipërisë. Po patjetër që e mora vetë. Patjetër që jam konsultuar. Jam konsultuar me familjen time, nuk është e thënë se kanë qenë pro. Me njerëz të afërt e partnerë ndërkombëtarë”, tha ajo.

Për sa i përket reagimeve në PD, Rudina Hajdari tha se kanë qenë të shumta si pozitive ashtu edhe kritike.
“Reagimet kanë qenë të shumë por dhe pritshmëritë kanë qenë shumë të larta. Kanë qenë pozitive dhe dua të falënderoj ata njerëz që më kanë mbështetur, uroj të mos u zhgënjej por ka pasur dhe kritika padyshim.
Unë dhe PD kemi një histori shumë të hershme. Unë kam lindur me dy gishta lart, kam lindur me fanellat e PD, kam lindur nëpër mitingje. Kam lindur duke kërkuar që Shqipëria të jetë si gjithë Europa. PD ka shkruar historinë”, deklaroi deputetja Hajdari.

Ajo u pyet edhe për përjashtimin nga Partia Demokratike.

Pjesë nga biseda: 

Hajdari: Momentin që unë e mora këtë vendim, prita pak kohë. Doja të shikoja… Kam thënë që të lë mandatin tim për studentët. Por gjej rastin ta shpjegoj sot; ka të njëjtën vij logjike me atë që ndodh sot. Studentët donin ndryshim. U ngritën kundër kësaj klase politike. Kjo mua më mërziti shumë. Në ato momente isha në Qytetin Studentit, para bustit të tim at dhe në anën tjetër ishin studentët.

Adi Krasta: Ky vendim është një ‘vetëvrasje’ politike. Je e përgatitur ti zonjë që të të nxjerrin nga ajo parti?

Hajdari: Nuk më nxjerrin dot nga ajo parti. Vetëm nëse demokratët më thonë nuk të votojmë më. Kjo shihet tek vota.

Tags: fletkonsultovamandatinnxjerrinpartiaPDRudina Hajdari

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
Shqipëria tregon “dhëmbët” ndaj Andorrës, zhbllokohet sulmi (Video)

Shqipëria tregon “dhëmbët” ndaj Andorrës, zhbllokohet sulmi (Video)

Shqiptarët vijojnë të ikin, rriten të ardhurat nga emigrantët

Shqiptarët vijojnë të ikin, rriten të ardhurat nga emigrantët

U përfol për një lidhje me Strakoshën, moderatorja: Ai më bëri një koment dhe…

U përfol për një lidhje me Strakoshën, moderatorja: Ai më bëri një koment dhe…

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com