Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin Artur Malaj.
Sipas kësaj trupe, Malaj i cili ishte edhe kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese, ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.
KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë, më 3 gusht 2018. Por ky vendim u ankimua nga komisioneri publik me rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.