Kryeministri Ramush Haradinaj një ditë më parë zhvilloi një takim me dy këshilltarët e kancerales gjermane, Angela Merkel. Ai është rikthyer të flasë sërish sot për atë çfarë u diskutua në takim dhe u shpreh si i kishin kërkuar anulimin e taksës.
Haradinaj shtoi se kjo kërkesë nga dy këshilltarët ishte argumentuar si diçka që krijon probleme me dialogun.
“Nuk është mesjetë që gjërat të bëhen me kërcënime, me pasoja. Bashkësia ndërkombëtare nuk po mundet me e bindë Serbinë në dialog, dhe po i bën presion viktimës, pra Kosovës”, është shprehur Haradinaj.