E shtunë, 25 Shtator, 2021
8.5 C
Tirana

Partizani shpërdoron, Luftëtari përmbys gjithçka në “frymën e fundit” (Video)

Partizani ka gabuar në ndeshjen e parë Kupës së Shqipërisë në përballjen e Luftëtarin. Ndeshja u zhvillua në “Elbasan Arena” dhe gjirokastritët kanë fituar me përmbysje ndeshjen që përfundoi 1-2. “Të Kuqtë” kaluan në pjesën e parë në avantazh me Telushin, ndërsa në të dytën golat e Filit dhe Hoxhës përmbysën gjithçka.

Partizani ishte qartësisht dominues në pjesën e parë. E nisi në mënyrë perfekte ndeshjen duke u pozicionuar në gjysmë-fushën e Luftëtarit. Duhet theksuar se era ishte prezent dhe ndikoi shumë në lojën ajër.

Goli do vijë 3 minuta para fundit të pjesës së parë, Bruno Telushi lëshon një predhë nga jashtë zone që shtang portierin dhe 1-0.

Në pjesën e dytë skuadra gjirokastrite përfiton të gjejë golin e barazimit me një goditje standarde që harkohet në zonë dhe topi i del Realdo Filit, i cili shënon nga pranë portës duke mposhtur portierin Hoxha.

Në limitet e kohës së rregullt është Hoxha që shfrytëzon më së miri një top të lënë para porte nga një goditje këndi dhe mposht portierin e Partizanit, i cili u bë protagonist me një pritje shpëtimtare.

Ndërkohë që një minutë para golit Belica u bë hero duke larguar me kokë topin që po shkonte në rrjetë. Gjithsesi këto episode nuk e ndalën Luftëtarin për të marrë një fitore të rëndësishme, që i bën ta presin ndeshjen e kthimit në kusht komode.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...

Yuri Kim i shkon në zyrë Bashës. Cilat janë porositë e radhës?

Kryedemokrati Basha do të takojë sot në orën 16:00, ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim. Pas vendimit për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha...

La hotelin luksoz, Lionel Messi paguan shumën e majme për vilën

Ylli argjentinas Lionel Messi, ka arritur që të gjejë një shtëpi në Paris. Sipas asaj që raporton “RMC Sports”, Messi deri tani ka jetuar...

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...