E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

“Kanë marrë sekretaret”/ Murrizi mbron Rudina Hajdarin, shpërthen ndaj ish-kolegëve: Pjellë spiunësh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit të Përgjitshëm të PD, Gazment Bardhi se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më demokratët në Parlament.

Deputeti i përjashtuar nga PD, i ka dalë në mbrojtje Rudina Hajdarit, duke u shprehur se ajo përfaqëson dhe peshon 100 fish më shumë se të gjithë anëtarët e PD.

Murrizi, ka shpërthyer ndaj ish-kolegëve duke i quajtur ata  “pjellë spiunësh e ateistësh”, që bindjet e tyre genetike u përkasin internacionalizmit.

“Ju në ZOT nuk besoni se jeni pjellë spiunësh e ateistësh.

Për familjen e fortë as që bëhet fjalë Gazi, se një pjesë kanë ndarë nënat e fëmijëve dhe kanë marrë sekretaret, nje pjesë kanë këmbyer mes njëri-tjetrit dashnoret, një pjesë tjetër e sheh ndryshe nga çfarë e ka krijuar zoti familjen.

Për atdhe as që bëhet fjalë, se bindjet genetike tuajat i përkasin internacionalizmit.

Pronën dhe pasurinë e doni, por e fshihni se e keni të vjedhur si dreqi e per t’u mbuluar si struci shani të gjithë ata që kanë pronë e pasuri si OLIGARKË”, shkruan deputeti i Lushnjës.

Postimi i plotë:

Gaz Bardhi paska thene se: RUDINA HAJDARI nuk perfaqeson PD e Gazit??

Po Ti Gazi çfare perfaqeson ne fakt??? Kur je bere antare partie Ti Gaz??

Prej 15 vitesh qe ke mbushur moshen 18 vjeç Gaz, a ke mare pjese ne ndonje mbledhje seksioni, grupseksioni, kryesi dege, komision votimi, komision numerimi, fushate elektorale lokale apo qendrore???? Ne vitin 2004 meqenese ke qene student Gazi a ke mare pjese ne ndonje proteste te PD??? Kush eshte kontributi Yt Gaz dhe kariera Jote qe te katapultuan numrin 2 te PDSH??

Pse ke mbajt çanten e nje ministri apo pse ishe 3 muaj minister i nje qeverie leshi me pazare qe bien ere edhe sot??? Po Seiti çfar perfaqeson Gazi??

Po Eno, Bardhi, Beno, Çimi, Ivi, Dhurata,Endri,Orjola,Tomi,Oerti e kompani , çfare kontributi kane ne keto 29 vjet qe ekziston PD???  Po keto a di gje Ti Gazi te kene qene ne nje seksion, grupseksion, kryesi, komision votimi apo numerimi, fushate lokale apo qendrore derisa ju lexoj emrat Basha si deputet e me pas i emeroi antare kryesie??? Po e gjithe kjo “ tufe” çfare perfaqeson Gazi??

Po Basha çfar perfaqesonte ne vitin 2005 kur erdhi deputet e minister pa ditur se çfar ngjyre kishte dokumenti i PD?? Po Majlinda Gazi, Aldo? Arenca,Edi Halimi, Bojaxhiu, Andi Beli, Benet Beci e plot hajdut administrate çfare kontributi kishin ne PD para se te beheshin ministra e me pas milonier Gazi???

Lexo edhe :   Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Po RUDINA HAJDARI perfaqeson dhe peshon njeqind fishin e te gjithe kopese Tuaj qe lehni me shpirt maceje e me cmire dreqi o Gaze!!

RUDINA HAJDARI eshe e BIJA E AZEM HAJDARIT

UDHEHEQESI I LEVIZJES STUDENTORE QE SOLLI PLURALIZMIN

KRYETARIT TE PARE TE PD QE KURRE NUK U GRADUA NJE HERE TE VETME DERISA E PUSHKATUAN NE DERE TE PD,

QE KURRE NUK FITOI SI E GJITHE LUKUNIA QE KA QENDRUAR dhe qendron si rriqen e shushunje ne kurriz te VUAJTJEVE DHE SAKRIFICES SE MINJERA DEMOKRATEVE qe kurre nuk kane gezuar nga pushteti i PD

Lexo edhe :   Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

SEPSE NUK I KENI LENE JU DHE PJELLA HIBRIDE KOMUNISTE QE KA VJELUR PUSHTETIN E DJERSES SE TYRE.

Po Ju Gazi dhe e gjithe “ tufa” e mender kryesise te bijt e kujt baballareve jeni???

Kush eshte kontributi dhe sakrifica e prinderve Tuaj per PD??

Po nje pjese jo e vogel aty, i kane prinder qe kullojne gjak Shqiptaresh nga duart dhe nxijne ne shpirt nga urrejtja per armiq te partise more sharlatan politik??

PD eshte me letra parti e qendres se djathte dhe ka lindur si parti anti komuniste

Filozofia e SAJ duhet te jete: BESIMI NE ZOT, FAMILJE E FORTE, ATDHEU DHE PRONA

Ju çfare komponenti te kesaj filozofie plotesoni Gazi??

Po shumica derrmuese e 30 antareve te kryesise ku e gjejne veten disi te plotesuar Gazi?

Ju ne ZOT nuk besoni se jeni pjelle spiunesh e ateistesh

Per familjen e forte as qe behet fjale Gazi,se nje pjese kane ndare nenat e feminjeve dhe kane mare sekretaret, nje pjese kane kembyer mes njeri tjetrit dashnoret, nje pjese tjeter e sheh ndryshe nga çfare e ka krijuar ZOTI FAMILJEN

PER ATDHE AS QE BEHET FJALE, se bindjet gjenetike Tuajat i perkasin interrnacionalizmit

Prone dhe pasurine e doni por e fshihni se e keni te vjedhur si dreqi e per tu mbuluar si struci shani te gjithe ata qe kane prone e pasuri si OLIGARKE

PRANDAJ
mbylleni gojen se ju bie ere sa here qe flisni se kalbesira ju buron nga shpirti

Boll me Gazi dhe ju gazeshkat duke na bere gjygje publike e duke shpallur pretenca per çdo INDIVID qe nuk ngjan me rracen TUAJ MUTANTE E RUDIMENTARE te RRACES NJERZORE.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...