Një mjeke është përshëndetur nga Kina, pasi ishte ndër të parat që raportoi patogjenin tek autoritetet lokale. Dr Zhang Jixian, 54 vjeç, dërgoi një raport urgjent në CDC-në e rrethit më 27 dhjetor. Sinjali u dha pasi ajo pa tre pacientë, një çift të moshuar dhe djalin e tyre, të cilët vuanin nga e njëjta pneumoni. Sakaq, ekspertët kinezë konfirmuan transmetimin e virusit nga njeriu në njeri më 20 janar.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, mjekja kujton kohën kur zbuloi ngjitjen e sëmundjes së panjohur, gati një muaj para se Wuhani të mbyllej.
Ajo ishte e mendimit se popullata nuk duhej të informohej, deri sa ajo të kishte përfundime shkencore. “Mendoj se ka një proces prapa të kuptuarit të çdo gjëje, përfshirë një sëmundje.
Kur gjërat nuk kuptohen plotësisht, nuk mund të thuash shumë. Nëse unë do të isha një shkencëtar, si mund ti tregoja publikut ndonjë gjë përpara se të përfundojë?”.