E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Njihuni me fjalët më të kërkuara nga bota për vitin 2020

Ndërsa bota u pushtua nga pandemia Covid-19, “koronavirusi”, “vaksina”, “maska” dhe “papunësia” u shfaqën si termat më popullorë për këtë vit.

Dhe në ndihmë të punës sonë dhe jetës shoqërore, aplikacioni i bisedës video Zoom, mori gjithashtu një interes të madh kërkimi sidomos gjatë kohës që e gjitha bota ishte në karantinë dhe pasi doli nga karantina.

Megjithatë, bota nuk ishte e interesuar vetëm për lajmet e lidhura me Covid-19.

Zgjedhjet Presidenciale të nëntorit të SHBA morën shumë vëmendje, me kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump, ku që të dy kryesojnë në listat e Google.

Vdekja tragjike e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, në një përplasje helikopteri në janar, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e botës.

Google lëshoi në muajin dhjetor një grafik që lidhet me tendencat e kërkimit, duke ofruar një pasqyrë të asaj që bota donte të dinte gjatë 12 muajve që kaluan.

Roshaan, përfaqësues i Google tha se ai përqendroi grafikun e tij në 10 termat kryesorë të kërkimit, si dhe termat kryesorë për ngjarjet e lajmeve dhe njerëzit.

“Doja që ky vizualizim jo vetëm të pasqyrojë termat kryesorë, por gjithashtu të përfaqësojë vitin 2020”, tha ai për BoredPanda.

Nga të gjithë termat e kërkimit të paraqitur në grafikun e tij, “vdekja” dhe “TikTok” ishin më të klikuarat në Google gjatë gjithë vitit.

Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tech/13556493/tiktok-death-world-search-terms-2020-google/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...