E diel, 24 Tetor, 2021
13.5 C
Tirana

“Një vdekje pa zhurmë, por e sigurt”/Vokshi reagon për Nokën

Deputetja Albana Vokshi ka shprehur qëndrimin e tij, pas vendimit të Lulzim Bashës për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimit për përjashtimin e tij nga partia.

Vokshi përmes këtij postimi, duket se ka ngritur në pikëpyetje ‘jetëgjatësinë’ e saj në Partinë Demokratike, nisur nga zhvillimet e fundit.

Vokshi thekson se lidhja me demokracinë, është shumë e fortë. Pasi i doli hapur kundër, Lulzim Basha shkarkoi dje Flamur Nokën nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë dhe madje ka shkuar më tej, duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar.

Statusi

Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...