E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Noka i doli kundër/Braçe: “Ka sha princin dhe po mbro mretin!”

Mbrëmjen e djeshme, Lulzim Basha mori vendimin për shkarkimin e Flamur Nokës nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, dhe e paralajmëroi se do ta përjashtonte nga partia. Marrë shkas nga ky zhvillim, një reagim është përcjellë nga ish-zv.kryeministrit Erion Braçe.

Ai me një shkrim të dialektit verior shprehet: “Demokracia marshon! Ka sha princin dhe po mbro mretin! Për kaq t’hekim na!”, shkruan Braçe në një postim në Instagram.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha, për ta shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Noka tha se nuk ishte surprizuar nga vendimi i marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, duke shtuar se ky i fundit e kishte telefonuar 10 minuta para se të publikonte vendimin.

“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka.

Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap. Në aspektin personal, kjo gjë nuk më shqetëson sepse nuk i lidh gjërat me Bashën, unë e kam lidhur fatin tim me PD.

Jam rritur në atë parti. Kemi kaluar ‘97 në atë parti. Më shqetëson se ku ka degraduar lidershipi i partisë time. Për të tjerat nuk kam asnjë shqetësim. Basha në përpjekjet e fundit po bën veprime të tilla, para se të shkarkohet për vete. Ai është i shkarkuar sepse anëtaria është duke firmosur një formular për një kongres të jashtëzakonshëm.

Lexo edhe :   Me Sali Berishën apo me Shqipërinë?

Kam kërkuar që forca jonë politike, të përballet me regjimin dhe jo të shkarkohet nga kryetari. Nuk kam pranuar nënshtrimin ndaj Bashës dhe kjo është pasoja. Ka një gjë. Sot kjo parti tregoi që udhëhiqet nga një kryetar që ka frikë.

Lexo edhe :   "Të kam mik, mos u bëfsh kurrë si Berisha", Basha qesh me batutat e Ramës

Si mund të mundë Edi Ramën, kur ka frikë që të përballet me deputetët e tij. Ai është në përpjekjet e fundit për t’u kapur me kthetra pas karrigeve. Ai është peng dhe i shitur. Të jeni të sigurtë që asgjë në botë nuk më ndalon që të mbrojë partitë dhe vlerat. Jo Basha, po askush në këtë tokë. Do i qëndroj parimeve të mia. Kam punuar për atë parti, është thjesht pengmarrës”, ka deklaruar Noka.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...