E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Një lutje për kolegët nga Kosova, kur pyesin Berishën

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga Mero Baze

Kam një lutje për kolegët e mi, gazetarët nga Kosova, që kanë qejf të intervistojnë Sali Berishën. Nuk ju vë faj që ai gënjen, as që u imponohet ju të dëgjoni gënjeshtrat e tij. E bën këtë rregullisht dhe në Shqipëri.

Por meqë keni dëshirë të intervistoni Sali Berishën për “punë kombëtare”, dhe shumica e pyetjeve ka të bëj me krime që lidhen me të, do të ishte korrekte të përgatiteshit për krimet që e pyesni.

Ndoshta mos e pyesni për të gjitha krimet njëherësh se janë shumë dhe e shpëtoni. Pyeteni vetëm për një, por për gjithçka rreth tij, dhe ai do të ngatërrohet me këmbët e veta, pasi ka dhjetëra versione për të njëjtin krim.

Rasti tipik ishte dje me pyetjen për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Është aq e njohur ajo temë në Kosovë dhe aq epike beteja e djalit të tij për të mbajtur gjallë çështjen, sa është tepër banale ta pyesësh si për një gjë që ti ke kuriozitet si gazetar që pret ta mësosh nga vrasësi.

Mjafton të kërkosh gjithë deklaratat e tij dhe të të tjerëve për atë vrasje, dhe mund të mos e fyesh të ndjerin Remzi, duke e lënë Sali Berishën të shpik një alibi të re, se për herë të parë për këtë çështje e ka njoftuar Adem Demaci. Remzi Hoxha është zhdukur në vjeshtën e vitit 1995. Mund të verifikohet lehtë se Adem Demaci nuk ka qenë në atë kohë as për vizitë në Shqipëri. Mos gaboj ai erdhi në verën e vitit 1996, kur Berisha e thirri ta përdorte kundër Rugovës .

I pari që ka njoftuar Sali Berishën për vdekjen e Remzi Hoxhës jam unë dhe kolegu im Ylli Rakipi, në atë kohë drejtor i gazetës Albania, dhe e kemi bërë ditën që Remzi Hoxha mund të ishte ende gjallë. E kam shkruar disa herë këtë.

Para nesh natyrisht e ka informuar orë për orë, Gazidedja se ç’po bëhej me atë operacion.

Në ditën që SHIK ka rrëmbyer Remzi Hoxhën në redaksinë e gazetës “Albania”, erdhi ortaku i Remzi Hoxhës që ishte dhe mik ynë G.S. së bashku me Nexhmedinin vëllain e Remzi Hoxhës dhe djalin e tij të vogël përdore.

Ka dhjetëra dëshmi të familjes për kronologjinë e kontakteve me Arbnorin, apo zyrtarë të tjerë.

Pse duhet ta bësh këtë pyetje, duke e dëgjuar gënjeshtrën e tij si zbulim. Mund të mos e bësh fare, pasi së paku nuk e fyen viktimën e tij.

Kur pyesni Sali Berishën për krime, përgatituni ndopak se nuk po e pyesni për pushimet verore. Mos kaloni në orgazëm që po dilni në fotografi me të.

Përgatituni që ai mund t’iu gënjej dhe të keni pyetje gati. Përgatituni të dini çfarë ka thënë më parë për të njëjtën gjë.

Përgatituni të dini si ka qenë  e vërteta.

Shikoni deklarimet e tij për shtypin e Kosovës për të njëjtat ngjarje që ka dhënë dhjetëra versione, shoqëruar me të njëjtën  foto gazetarësh të lumtur që ai i gënjen.

Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të armatosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundërshtarët.

Lexo edhe :   Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta
Lexo edhe :   Tani jemi të qartë përse “u çmend” Ilir Meta

Udhëtoja me Sali Berishën, Topallin dhe Besnik Mustafaj në Qershor të vitit 1998 për në Francë, në një vizitë të sajuar nga ish ambasadori Mustafaj në Asamblenë parlamentare dhe Senat ku do fliste për trazirat që kishin nisur në Kosovë. E kam shoqëruar si gazetarë. E kam të botuar raportin nga fjalimi i tij në takimin me disa senatorë rreth UCK në disa gazeta në Tiranë dhe Kosovë.

E quan UCK enveriste dhe me prirje për eliminime fizike dhe luftë për pushtet .

Dy ditë më parë New York Times kishte botuar foton e shtëpisë së tij në Tropojë, nën titullin “Shtëpia e Berishës bazë e rebelëve të UÇK”

Besnik Mustafaj duke dëgjuar qasjen e tij për UCK i sugjeroi ta përgënjeshtronte lajmin e New York Times, dhe të thoshte që ajo shtëpi ska më lidhje me atë.

-Jo i tha, Berisha. Le të jetë dhe ai version.

Në mendjen e këtij njeriu nuk ka një të vërtet, por ka gjithnjë një nevojë. Në Francë i duhej të dukej kundër UCK ashtu bëri. Po atë ditë diku tjetër donte të dukej se ishte me UCK. Ashtu bënte.

Mu kujtua kjo dje ndërsa e dëgjova të mburrej se ai e kishte dhënë me koshiencë shtëpinë UCK. Në fakt shtëpi e tij qe një bazë trafiku armësh e një nipi të vet që ja shiste UCK dhe as e pyeste njeri fare. Kaq banale ishte, sa ata që strehoheshin tek shtëpi e tij, ishin në luftë me njerëzit e tij, që vriteshin me Haklaj.

Ndaj nuk është e lehtë të intervistosh një vrasës. Nëse vendosni ta intervistoni si një “hero” për Kosovën, bëjeni,  por së paku mos i përmendni vrasjet që ti rivarrosni të vrarët e tij. Lëreni në hall të vet dhe mbuloni me kurora heroin tuaj.

Nëse do ta intervistoni si njeri të përzier në vrasje, përgatituni të përballeni me një vrasës, që nuk e ka mendjen vetëm tek kravata kostumi që ka veshur, por tek dorezat që ka përdorur për vrasjen.

Ne në Shqipëri ndoshta jemi më keq se ju kur  intervistojmë Berishën. Por këtu Berisha i zgjedh ata që e pyesin. I gjen mes nivelit të Enit dhe Fevziut.

Imitojeni Enin kur hap sytë për gjithçka, apo Fevziun në veshje, por jo dhe në vese. Se të paktën Fevziu të bën dhe atë pyetjen e “fort”: -A je i sigurt që nuk ke vrarë njeri?

Dhe po i the “jo”, ai qetëshet se quhet që e ka bërë detyrën. Por nuk besoj se keni dhe ju atë detyrë.

Po aq keq jemi dhe ne në Shqipëri, kur na ndodh të intervistojmë politikanë nga Kosova, por nuk bëjmë dëme të mëdha se nuk i pyesim për vrasje. Maksimumi i pyesim “Si ju duket Tirana” dhe “ku i ke kaluar pushimet”. Dhe ata janë shumë të kënaqur me të dyja.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...