Dalin në dritë detaje të tjera lidhur me ekzekutimin e Bujar Çelës mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se viktima është qëlluar nga tre lloje armësh, tip pistoletë me silenciator. Si pasojë, Çela ka marrë 21 plumba në trup.
Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba.
Autorët e kanë qëlluar nga brenda makinës, duke mos dalë fare nga automjeti. Ndërkohë, makina që u përdor nga autorët u gjet më pas e djegur në fshatin Murrash.
Makina tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë u gjet e djegur ngjitur me rrethimin e shtëpisë së një oficeri të drejtorisë së policisë Elbasan.