E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Një gotë thyhet gjatë Samitit, Rama: Syri i keq sa mori një goditje

Një incident ndodhi sot në takimin e “Open Balkan”, ku u thye një gotë uji. E menjëhershme ishte batuta e kryeministrit Rama.

“U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje, pa mundur të marrë veten”, tha ai, ndërsa vijoi më tej “Më duhet t’ia kaloj fjalën një miku të madh. I them mik i madh, se ka bërë gjithçka që BE të ishte e pranishme, duke ndihmuar njerëzit tanë me vaksinat. Po kështu, ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimet e korridoreve dhe zonave të gjelbra. Oliver, jeni miku më i mirë i neve në Bruksel”.

“Open Balkan”, Varhelyi: Uroj t’i bashkohen shpejt edhe tre vendet e tjera

Komisioneri i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi tha se mbështet nismën e “Open Balkan”. “Kam qenë gjithmonë i prirur pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen, e më pas u përpoqëm me Procesin e Berlinit, por për fat të keq kjo nismë u la mënjanë dhe ndërkohë e konsideroj “Ballkanin e Hapur” një pasardhëse apo një zëvendëse deri sa të gjithë të jenë rreth tryezës. Ju duhet të vazhdoni ta nxisni këtë nismë, sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë, shoqërisë dhe rajoni kërkon të jetë bashkë, siç jemi ne në BE.

Admiroj faktin se sa fort e ndjeni këtë nismë, ka qenë nismë që vjen nga Ballkani. Ju kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal, dhe kjo është në gjendje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj. Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë, që jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal, por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të “Ballkanit të Hapur”. Ne mendojmë që në bazë të rregullave të BE-së, çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur, por është në të mirë të të dyja palëve. Do të ishte ideale të gjendej një mënyrë për t’u kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Ftoj tre vendet e tjera t’i bashkohen kësaj nisme, mund të ndryshojë realitete në terren që janë shumë të zymta dhe vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal, Ballkani mund të shtojë 1/3e PBB ekzistuese. Dhe kjo është shumë afër vetëm duke zbatuar tregun e përbashkët rajonal. Unë uroj që t’i bashkohen sa më shpejt edhe tre vendet e tjera”, tha ai.

Lexo edhe :   Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë
Lexo edhe :   Protesta/Rama: Si në mesjetë, godina e PD u kthye në kështjellë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...