pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişbetplaytaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetbetgit girişbahiscasinoromabet girişbetgitgameofbet girişromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgameofbetJojobetholiganbetpasacasinobetkanyoncasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një fitore personale e Edi Ramës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga Mero Baze

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, arriti të bindë mbi 100 vende të Evropës, Azisë dhe SHBA, të ndihmojnë Shqipërinë me një shumë që duket se po kalon mbi 1 miliardë euro, çka është dhe përllogaritja maksimale e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

E di që në këto raste, së pari duhet t’u përulemi atyre që dhuruan para për fatkeqësinë tonë, të gjithëve me radhë, si ata që bënë dhurata simbolike, dhe ata që na befasuan me ndihmën e tyre të jashtëzakonshme, si Franca dhe Italia. Të gjithëve duhet t’u përulemi si miq në ditë të vështirë.

Por nga pala shqiptare në këtë histori ka vetë një hero, dhe këtë duhet ta pranojmë pa komplekse. Ai është Edi Rama.

Ai e përballoi personalisht betejën psikologjike të pas-goditjes nga tërmeti, në një betejë fizike dhe politike, në kufijtë e mbijetesës. Fushata e tij “#Ti nuk je vetëm”, përballja me gërmadhat e tërmetit, me panikun e qytetarëve, karagjozllëqet e tij me të çmendur e normalë, me njerëz që u kishte humbur gruaja apo qeni, skenat me pleq të dërrmuar nga fatkeqësitë dhe fëmijëve që i takonte pasi ishin hedhur nga ballkonet, pastaj në spital në Itali me Ronaldon, pastaj duke i çuar në shkollë, zhytja në polemika të pista me opozitën e Sali Berishës, që donte të ndillte zi dhe pesimizëm, përlarja me spekulantët e fushatës së ndihmave, që herë shfaqeshin si hoxhë, e herë si të dërguar të Zotit, sistemimi i njerëzve në hotele në fazën e parë, skema e qirave falas për të mbeturit jashtë dhe më në fund, thirrja plot shpresë për Konferencën e Donatorëve, kanë qenë një dokumentar i tipit “Netflix”, meritat e të cilit duhet t’ia njohim Edi Ramës, qoftë si kryeministër, qoftë si regjisor, qoftë si aktor, a si të keni qejf.

Ai e përballoi këtë fushatë duke pasur përballë opozitën e ndyrë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi  dhe humbje shprese, ndaj donatorëve të huaj dhe shqiptarë.

Përjashto Lulzim Bashën, që mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk ju bashkua atyre që dolën të humbur nga kjo fushatë, Edi Rama është sot i fituar si kryeministër, i fituar si qytetar, por po deshët, dhe si aktor dhe regjisor.

Në fund të fundit, dhe sikur ta ketë parë gjithë katastrofën si skenë teatri, i është dashur të rrijë aty 16 orë në këmbë. Vlerësojeni dhe për këtë.

Më tej, Edi Rama ka arritur një fitore të mahnitshme duke bindur donatorët më skeptikë të Evropës, thjesht nga këmbëngulja personale. Çdo para e dhënë për Shqipërinë, është në fakt para e kërkuar me ngulm si një lypsar modern, nga Edi Rama.

Një kryeministër që ka mundur të bindë personalisht çdo kryeministër të Evropës apo Lindjes së Mesme që duhet ndihmuar Shqipëria, është një kryeministër që i ka dalë zot vendit të tij.

Për një vend të izoluar, të nënvleftësuar, të injoruar dhe pa pikë kredibiliteti si Shqipëria, një shumë e tillë parash është një sukses personal i Edi Ramës.

Ndoshta ai do të dëshmojë ndonjë ditë se çfarë metodash ka përdorur, si i ka trembur, apo joshur, si i ka bindur, apo prekur në sedër me njëri- tjetrin, por dhe po u tregua modest dhe nuk e bëri, të gjithë janë të qartë se kjo është një fitore e skenarit të tij.

Tani shajeni Edi Ramën, urrejeni, i thoni që nuk të do Evropa, nuk të do SHBA, a çfarë t’u vijë në mendje. I thoni i droguar, i korruptuar, mik i Vuçiçit apo Erdoganit, thojini që të ka sharë Klodiana apo Çim Peka, por mos harroni të thoni se kur ke vrerë-hedhës të tillë në Shqipëri, dhe ndodh që ke gjithë botën me vete, diçka nuk shkon në çmendinën shqiptare.

Dhe mos guxoni më të mallkoni Shqipërinë dhe të ndillni fatkeqësi të tjera, se mund t’i gjejë përsëri dhe kaq para. Dhe ec e duroni atë gjithë jetën.

Tags: edi ramafitorekonferenca e donatorevemero bazepersonale

TË LIDHURA

Aktualitet

Heroinë e fshehur në gomën e furgonit, goditet linja e drogës RMV-Shqipëri: 2 në pranga

13:09 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Aktualitet

“Berisha ka triumfuar”, Noka paralajmëron mazhorancën: Do të jepni llogari!

12:54 | 11/06/2026
Next Post

1,15 miliard euro/ Dita e solidaritetit me Shqipёrinё

Skandali në ISSH/Drejtori i merr 70-vjeçarit 900 mijë lekë ryshfet për pensionin

Konferenca e Donatorëve, Meta: Shpresoj që paratë të shkojnë aty ku duhet







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Heroinë e fshehur në gomën e furgonit, goditet linja e drogës RMV-Shqipëri: 2 në pranga

by mirseda
13:09 | 11/06/2026
0

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”, duke goditur një rast të trafikimit të lëndës...

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026

“Berisha ka triumfuar”, Noka paralajmëron mazhorancën: Do të jepni llogari!

12:54 | 11/06/2026

Petro Koçi shpërtheu kundër Ballukut, Balla: Ditë të nxehta, secili ka këndvështrimin e vet

12:43 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com