Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një doracak për ata që duan të kuptojnë marrëveshjen

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

Nga: Alfred Peza

Arritja e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës, për reformën elektorale, ka kapur në befasi shumëkënd. Kjo është edhe arsyeja se përse rrjeti zien, sidomos kundër opozitës së rrugës në përgjithësi dhe Lulzim Bashës në veçanti.

Por përtej emocioneve të tifogrupeve ekstreme, fakt është se brenda dy muajve të ardhshme deri më 15 mars 2020, Shqipëria do të ketë një ligj të ri zgjedhor plotësisht konsensual dhe sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.

Krijimi i Këshillit Politik me përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare në Kuvend, shënoi “de facto” fundin e rrugës së rrugës për “Opozitën e Bashkuar”.

Ky Këshill është nga sot, deriçka që PD, LSI dhe aleatët e tyre do të përdorin për tu rikthyer sërisht në sistemin politik, demokratik e më pas atë Parlamentar. Hap ky që shënon fundin e “revolucionit të molotovëve” dhe kapitullimin pa kushte të strategjisë që synoi fitoren e zgjedhjeve në tavolinë, përmes skenarit të injektimit të një krize artificiale të diktuar nga lart, në sistemin e vendit.

Krijimi i Këshillit Politik, tregoi se periudha 1 vjeçare e daljes së opozitës zyrtare nga Parlamenti, ka prodhuar tashmë një realitet të ri politik. Tani e tutje, politika shqiptare nuk është më tri, por katër polare. Ajo përbëhet nga: 1.- PS. 2. PD + aleatët. 3. LSI + Presidenti i Republikës. 4. Opozita e re parlamentare.

Fakt është se njëri prej poleve, ai i mazhorancës socialiste, është sot edhe më solid se një vit më parë për arësyen e thjeshtë se është fitimtari. Ndërsa tri polet e tjera, janë pjesë e opozitës së fragmentarizuar akoma edhe më tepër. Pasi përveç faktorëve të deridjeshëm, pjesë e paanashkalueshme e lojës, është bërë edhe një aktor i ri, por tepër përcaktues në vendimarrjet e ardhëshme: Opozita e re parlamentare!

Nisur nga qëndrimet paraprake të palëve, pavarësisht se miratimi i reformës kërkon 84 vota në Kuvend, duket se nuk do të kemi një ndryshim të sistemit elektoral. Megjithëse mazhoranca mirëpret dhe është e hapur për të diskutuar çdo opsion që do të hidhet mbi tryezë.

Duhet kuptuar se e gjitha çfarë ndodhi, nuk ishte diçka rastësore, por frut i koherencës realpolitike të mazhorancës me mbështetjen dhe përkrahjen efiçiente të faktorit ndërkombëtar. Vijimi i mëtejshëm i “Opozitës së Bashkuar” në rrugë, do të sillte brenda këtij viti politik rënien e pandalshme të mbështetjes popullore për të, gjë që pritej thjeshtë sa të certifikohej formalisht e zyrtarisht, në zgjedhjet e qershorit 2021.

Krijimi i Këshillit Politik as nuk e shmang e aq më pak, nuk e zëvendëson dot Komisionin Parlamentar të Reformës Elektorale. Ai do të shërbejë si një mekanizëm politik, për të përthithur kontributin dhe dakordësinë e opozitës jashtparlamentare, nëpërmjet një hapësire ekstra, e cila nuk bie ndesh me normat demokratike dhe frymën e parlamentarizmit në Shqipëri.

Ky hap i hedhur nga klasa politike në Tiranë, ndikon në relaksimin e situatës së përgjithshme në vend, lë pas ngërçin politik dhe hap një mundësi të re, për perspektivën e integrimit evropian të vendit, në prag të takimeve dhe vendimmarrjeve shumë të rëndësishme përgjatë javëve dhe muajve të parë të 2020 në vijim.

Arritja e kësaj marrëveshje që i hap rrugën dialogut të munguar, edhe për shumë çështje dhe zgjidhje të tjera, është mirëpritur nga faktori ndërkombëtar. SHBA, BE, OSBE dhe Britania e Madhe e kanë duartrokitur këtë hap, duke inkurajuar palët për të shkuar drejt një reforme që do të sjelli më pas “zgjedhje të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”.

Të vetmit nga faktorët kryesorë në lojën e politikës së madhe të Tiranës, që kanë folur deri tani me heshtjen e tyre shembullore, janë Ilir Meta dhe Sali Berisha të cilët janë të mirëkuptuar.

Pak përpara arritjes së marrëveshjes, Presidenti i Republikës bëri thirrje nga facebook-u i tij për “dialog urgjent, për zgjidhje dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët”! Ai shtoi se “9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë evropiane! Koha është tani!”. Por nga momenti që kjo u materializua, Ilir Meta heshti dhe vijon të heshtë, duke mos thënë asnjë fjalë për konsensusin e arritur përmes dialogut.

Shenjë e sigurtë se shqiptarëve, nuk u ka ndodhur kurrë deri më sot në histori, që tu qeshë buza plotësisht për aq kohë sa dikush është gjithmonë i gatshëm, që tua ngrijë atë në buzë! Por, mos harrojmë pas kësaj diçka thelbësore: Marrëveshja ishte mbi gjithçka, triumfi i reformës në drejtësi, ndaj skenarit të bllokimit dhe zhbërjes së saj. Ndaj, askush nuk mund të rikthejë dot në 2020, Shqipërinë e 2019! /alpenews

 

Tags: Alfred PezabashaMarrëveshjareforma zgjedhore

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Erdogan: Turqia është gati të nisë luftën me rebelët libianë

Erdogan: Turqia është gati të nisë luftën me rebelët libianë

Politika gjen dakordësinë/ Zeneli: Nëse nuk preket sistemi, pakti flluskë sapuni

Politika gjen dakordësinë/ Zeneli: Nëse nuk preket sistemi, pakti flluskë sapuni

Avioni në Teheran u godit nga 2 raketa iraniane/ Publikohet videoja

Avioni në Teheran u godit nga 2 raketa iraniane/ Publikohet videoja







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com