“New York Times” ka publikuar një video ku shihet se avioni në Teheran u godit nga dy raketa iraniane.
Pamjet tregojnë se si dy raketat, në distancë 30 sekonda nga njëra-tjetra godasin avionin ukrainas me 176 persona në bord.
Sipas “New York Times” të dyja raketat janë hedhur nga një bazë iraniane, 12 kilometra larg avionit.
Kujtojmë që 3 ditë më parë ushtria iraniane pranoi se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin ukrainas.