Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Nishani bën analizën e skandalit të përgjimeve, e nis me vitin 2013

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pas publikimit të sotëm të gazetës “Bild”, ka reaguar edhe ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Ai shprehet se sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit.

Për të, klani kriminal i Shijakut nuk është gjë tjetër veçse maja e ajsbergut të mafies shqiptare të krijuar që prej 2013-s. Nishani shkruan më tej në Facebook se përgjimi i mafiozëve të Shijakut, dëshmoi angazhimet elektorale të “Rilindjes”, tregoi vizionin e modelin e saj qeverisës. Mjaft i revoltuar me këtë situatë, Nishani kërkon dorëheqjen e kësaj qeverie, dhe kryeministrit aktual.

Statusi

Publikimi i përgjimeve nga gazeta Bild nuk është thjesht denoncimi se si disa gangsterë blejnë ca vota për pushtetin apo që kërcënojnë e shantazhojnë votuesit e opozitës. Jo! Sot kemi denoncimin më të madh publik, provat dhe faktet e një platforme, modelit dhe rrjetit mafioz në marrjen e pushtetit dhe me të të kapë dhe dominojë një shtet të tërë.

Përgjimet e Bild janë veçse një pjesëz e batakut të madh e të qelbur të të ashtuquajturave zgjedhje të 2017 ! Klani kriminal i Shijakut është veçse maja e ajsbergut të mafies shqiptare të krijuar që prej 2013-s, rritur e forcuar në kulminacionin e saj më 2017 dhe sot në 2019 ka shtrirë metastazat e saja në çdo pjesë të shtetit tonë, duke helmuar çdo pjese të të gjitha pushteteve.

“Para-forcë-pushtet-para”, është gardhi rrethues i vathës ku janë mbledhur grabitës të lirisë dhe të drejtave më fondamentale të shqiptarëve, mashtrues e spekullantë, avoketër e maska të vetë mafias shqiptare. Manipulatorët e zgjedhjeve, zhvatësit e pasurisë, pushtuesit e institucioneve, deformuesit e medias, asgjësuesit e drejtësisë.

Të gjithë këta bashkë si zhbërës të Shqipërisë dhe persekutorë të shqiptarëve tashmë në kohërat moderrne. Këta, që deri dje i quanin shqiptarët çdo ditë si “dele”, sot dolën cullak të jenë këta vetë dele të vathës së mafies shqiptare. Përgjimi i mafiozëve të Shijakut tregoi alternativën, programin, premtimet, angazhimet elektorale të “rilindjes”, tregoi vizionin e modelin e saj qeverisës.

Tregoi zgjedhjet vetë !  Përgjimi mafiozëve të Shijakut tregoi në të vërtetë standardin e reformës në administratën publike. Përgjimi i mafizove të Shijakut në 2017, tregoi ku jemi sot në 2019 dhe se kush kërkon të na qeverisë, drejtojë, edukojë, kulturojë, prosperojë, perfaqësojë neve edhe më tej. Partia Socialiste është një parti e madhe pa dyshim. Ka potencialet e saja të përfaqësimit dhe vlerave për aq sa ka.

Ajo nuk duhet ngarkuar dhe profilizuar me atë çka është sot identiteti i plotë i “rilindjes”. Por ata sot duhet të ndihen jo vetëm të mashtruar e të keqpërdorur por duhet të marrin përsipër edhe përgjegjësitë përkatëse për dëmin e shkaktuar nga vatha e “rilindjes” dhe delet e mafiozëve që kanë dominuar shtetin në emër të tyre. Situata sot në Shqipëri është emergjencë! Asnjë hetim normal, i pavarur dhe i plotë nuk mund të bëhet pa u larguar kjo qeveri dhe kreu i saj nga pushteti absolut që ka vendosur mbi të gjitha institucionet e vendit e specifikisht mbi prokurorinë e kapur egërsisht prej tyre.

Sot emergjente është dorëheqja e menjëhershme e kësaj qeverie dhe kryeministrit aktual. Emërimi i një Prokurori të ri të Përgjithshëm dhe të një Task-Force hetimore prokurorësh ndërkombëtarë me konsensusin e opozitës. Hapja e hetimeve kombëtare antimafia për krimet elektorale në zgjedhjet e 2017 dhe atyre të parakohëshmet në bashkitë e Korçës dhe Peshkopisë.

Asnjë reformë e thellë kushtetuese dhe ligjore për ndërtimin e institucioneve të forta e të pavarura, apo zgjedhje të lira e të ndershme nuk do të mund të bëhet në këtë vend pa patur një hetim të plotë dhe përballje me ligjin të mafies së instaluar në pushtet.

Kush mendon se kjo do të kalojë pa penalizim ligjor apo do të lihet në harresë konsensuale, gabon rëndë. Qeveria e ardhshme do të duhet që në vendimin e saj Numër 1, ti shpallë luftë mafies! Luftë në kuptimin e plotë dhe gjithë dimensional të fjalës dhe aktit. Kjo luftë do të shpëtonte dhe vetë delet nga vatha e mafias.  Ato mund të shpërndahen edhe nëpër pyll por të paktën do të dalin prej asaj vathe.

Tags: bujar nishaniedi ramapergjimet

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Nuk ka qenë ndonjë surprizë”/ Duka zbulon pse përmendet në përgjimet e “Bild”

Komisioni Evropian rekomandon procedurë penale për borxhin e Italisë

Surprizon ish deputeti “kaubojs”, pjesë e “Dance with me”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com